Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të zhvillojë ditën e sotme një takim me ambasadorin britanik në Tiranë, Duncan Norman. Pritet që ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar do të shkojë në zyrën e Bashës pas pak minutash.
Ky takim vjen pas thirrjes së krye demokratit Basha drejtuar qeverisë, ku kërkoi prej saj të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, e cila vendosi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas dështimit për hapjen e negociatave me BE.
Lideri demokrat akuzoi kryeministrin, Edi Ramën teksa tha se ai është personi i parë dhe kryesor që duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin e negociatave me BE. Sipas tij, Shqipëria kalon këtë ngërç politik vetëm nëse i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.