BallinaKryesorePas takimit në selinë e PD, aleatët e Opozitës së Bashkuar dalin...

Pas takimit në selinë e PD, aleatët e Opozitës së Bashkuar dalin me qëndrim unanim

spot_img
spot_img

Pas mbledhjes në selinë e PD, aleatët e Opozitës së Bashkuar dalin me qëndrim unanim se “me Edi Ramën në krye të qeverisë dëmtohet interesi kombëtar për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian”.

Në takimin me kryetarin e PD, Lulzim Basha, aleatët opozitarë i konsideruan 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu si udhërrëfyesin që Shqipëria duhet të ndjekë pa vonesa, në mënyrë që të bindë vendet anëtare për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Burime nga takimi bëjnë të ditur se aleatët kanë ndarë të njëjtin mendim me kreun e opozitës, Lulzim Basha, se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme, për të patur një qeveri të re që udhëheq integrimin europian.

PD dhe aleatët e saj janë shprehur të gatshëm të japin kontributin e tyre për reformën elektorale, siç e kërkojnë kushtet e Bashkimit Europian, një reformë që realizohet nëpërmjet dialogut të hapur me përfshirjen e të gjitha forcave politike dhe, më pas, zbatimin e saj për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular