Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, është e njohur për stilin dhe modestinë, që e dallon nga politikanët tjerë.
Të premten mbrëma ajo ka qenë prezente në një koncert në Zagreb, ku ka tërhequr vëmendje me veshjen e saj.
Siç transmeton index.hr, ajo ishte veshur me një xhaketë lëkure dhe xhinse, dhe dukej shumë në humor.
Natyrisht që nuk e ka humbur rastin, që të bëjë edhe një fotografi me anëtarët e grupit “Prljavo kazaliste”.
Dhe fotografia, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale, ka marrë mijëra pëlqime nga mbështetësit e saj të shumtë.