BallinaAktualitetRama nuk merr pjesë në ceremoninë e kadetëve të rinj, Budina para...

Rama nuk merr pjesë në ceremoninë e kadetëve të rinj, Budina para Teatrit Kombëtar: Çfarë kishim planifikuar nëse….

Kryeministri i vendit Edi Rama anuloi pjesëmarrjen në diplomimin e kadetëve të rinj të Policisë së Shtetit, ceremoni kjo e cila u zhvillua para ambienteve të Ministrisë së Brendshme.

Nga ana tjetër protestuesit në mbrojtje të Teatrit Kombëtar kanë qenë të vendosur aty që në orët e para të ditës së sotme. Për këtë ka folur edhe artisti, Robert Budina, i cili tha se edhe nëse Rama do ishte prezent ata kishin planifikuar të protestonin të qetë dhe pa zhurmë duke respektuar kadetët e rinj.

Ai shtoi se nëse kryeministri do ishte në ceremoni nuk do t’i rezistonte ndonjë batute për protestuesit e Teatrit Kombëtar. Artisti në fjalën e tij tha se portesta e Teatrit Kombëtar është një kauzë e drejtë dhe e dinjitetshme.

“Rama nuk erdhi pasi simbolet e protestës nuk u lëvizën nga këtu. Ne patëm një komunikim të ngushtë me policinë. Protesta jonë ka në thelb dinjitetin dhe seriozitetin. Ne kemi plan të protestojmë gjatë. Nëse Rama do të vinte, ai nuk do i rezistonte dhe do fuste ndonjë batutë. Kjo kauzë ka qenë e fuqishme dhe shumë horizontale, ne jemi këtu dhe jemi shumë të qetë. Këta policë të rinj që po dalin nuk duhet të përballën me  këta banorë, por me kriminelët që janë në rrugë”-tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular