Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News u shpreh se mënyra se si Edi Rama po qeveris është njësoj si në komunizëm.
‘Mënyra e vetme që di të qeverisi ky njeri është si në kohën e vjetër të Enver Hoxhës, sigurisht e adaptuar. Të jeni të sigurt që nëse Enver Hoxha do të ishte gjallë sot do të ishte moderuar në kuptimin se si manovrohen gjërat. Ky e do çdo gjë të vetin. Secili prej njerëzve sot që janë marrë me politikë, prej 30 vjetëve, 20 ose sa të duash, kur mendonte që mund të marrë të gjithë bashkitë e Shqipërisë pa kundërshtarë do të thoshte, më duket se ky është një kurth.
Si mund t’i marrë? Edhe po të m’i falin si mund të qeverisë vetëm, do trembesh vetë do të fliste me miqtë e do t’u thoshte se po na fusin në një kurth pa kthim dhe do të bënte çdo gjë do të dorëzonte vetëm për ta dhënë. E njëjta gjë, po largohen nga parlamenti, ku shkojnë këto, duan të na lënë vetëm? Vetmia politike, ky nuk shqetësohet fare, ky mendon që kjo është mënyra më e mirë për të qeverisur nuk na bezdisin më këto nuk i kemi nëpër këmbë.’