BallinaRajoniAlbin Kurti kërcënon oligarkët e Kosovës: Fundi i vëllezërve Devolli po afron

Albin Kurti kërcënon oligarkët e Kosovës: Fundi i vëllezërve Devolli po afron

spot_img
spot_img

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti ka kërcënuar oligarkët e Kosovës, të cilët kanë të gjithë pushtetin ekonomik madje dhe me emra. Ai ka përmendur koorporatën Devolli, e cila sipas tij kontrollon edhe doganat e Kosovës dhe që do të goditet së shpejti në paligjshmërinë e saj.

Një prej mënyrave që përmendi Kurti në një emision televiziv ishte edhe praktika gjermane e këtyre rasteve. Ai tha se “në Gjermani ekziston një ligj prej më shumë se një decade, i cili obligon të gjitha bizneset që të zbulojnë origjinën e kapitalit të tyre përballë çdo investimi dhe prokurimi. Ne në Kosovë nuk e kemi këtë gjë. Evazioni fiskal merr fund me ne”. Kryeministri i zgjedhur bëri publike edhe një shifër, teksa tha se një e treta e biznesit në Kosovë është jashtë ligjit.

“Për pjesën e pajustifikueshme do të ketë dhe duhet të ketë konfiskim. Tashmë kemi një koorporatë në Kosovë, kjo është ‘Devolli’. Kjo koorporatë thuhet se është e rëndë gjysmë milardi euro. Ata kanë edhe doganat e Kosovës” – deklaroi Kurti.

Madje, pohoi se midis depove të tyre dhe doganave të Kosovës nuk ekziston asnjë depo. “A e dini që kur një bashkëatdhetarit tonë i vjen një Mercedes Benz, kontrolli i këtij duhet të kalojë fillimisht te këta. Pra gjermanët dështojnë por Devolli nuk dështon. Kjo do marrë fund njëherë e mirë”, tha Kurti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular