BallinaKronikeKapet në Bari gomonia me 450 kg kanabis e nisur nga Shqipëria

Kapet në Bari gomonia me 450 kg kanabis e nisur nga Shqipëria

spot_img
spot_img

450 kg drogë, e llojit marijuanë dhe hashash janë sekuestruar nga Guardia di Finanza dhe DIA (Anti-mafia) në Itali.

Operacioni u krye në zonën e Monopolit, pranë Barit, ndërsa është arrestuar edhe skafisti i mjetit që po transportonte lëndën narkotike.

Ngarkesa ishte e ndarë në 45 pjesë, në pako 2, 5 dhe 10 kilogramë, të gjitha të sipas llojit të drogës, dhe marrësve në Itali.

Operacioni erdhi si bashkëpunim i Dia-s në Bari dhe Guardia di Finanza ku edhe u bë i mundur arrestimi i një shtetasi italian 48 vjeç, raporton Syri.net.

Skafisti ndodhet në paraburgim, me urdhët të gjykatës së Barit, ndërsa u sekuestrua skafi rreth 6 metra i gjatë dhe i pajisur me një motor të fuqishëm.

Sipas mediave në vendin fqinj, droga dyshohet se vinte nga Shqipëria, por ende nuk ka asgjë konkrete pasi hetimet janë duke u zhvilluar.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular