BallinaSport5 gola në 6 ndeshje, Icardi i “përulet” një 20-vjeçari dhe zbulon...

5 gola në 6 ndeshje, Icardi i “përulet” një 20-vjeçari dhe zbulon të ardhmen

spot_img
spot_img

“Tani për tani po shfrytëzoj rastin, që jam te PSG. Do të shohim se çfarë mund të ndodhë vitin e ardhshëm”. Këto janë fjalët e Mauro Icardi, sulmues i huazuar nga Interi te kampionët francezë, thënë për “Le Parisien”. Pas tensioneve me klubin zikaltër në sezonin e kaluar, sulmuesi u bashkua me pariezenët në formë huazimi, fillimisht, me të drejtën e blerjes përfundimtare. E ardhmja e tij do të varet gjithashtu nga performanca, e cila aktualisht përmblidhet në 5 gola për 6 ndeshje me fanellën pariziene.

Dy golat e fundit mbërritën mbrëmë, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të fituar 5-0 kundër Clube Burigge: “Jam shumë i lumtur me golat dhe fitoren e ekipit. Ne e dinim se do të ishte e ndërlikuar të fitonim në Belgjikë, kundër një ekipi të vështirë. Klima brenda grupit tonë është pozitive, atmosfera mjaft e mirë”. Në fakt, në sulmin e PSG ka shumë konkurrencë për Icardi; Di Maria, Neymar, Cavani dhe Mbappé. Me këtë të fundit po lind një ndjenjë e shkëlqyeshme, gjë që e pranon vetë argjentinasi:

 “Ne të gjithë i dimë cilësitë e Kylian, jam shumë i lumtur që luaj përkrah një lojtari të këtij niveli. Është kënaqësi e vërtetë. Ai t’i bën gjërat më të lehta në fushë. Unë, “Matador” i ri? Jo, tashmë e kemi një të tillë, është Edi Cavani. Unë duhet të shënoj dhe të përpiqem të bëj çmos për ta ndihmuar skuadrën të fitojë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular