Një ngjarje horror ka ndodhur në qytetin Essex në Angli. Mediat britanike raportojnë se 39 persona janë gjetur të vdekur brenda në një kamion. Policia britanike raporton se ka arrestuar shoferin i kamionit, një burrë 25-vjeçar nga Irlanda Veriore. Burimet paraprake raportojnë për mediat vendase se kamioni ishte nisur nga Bullgaria, ndërsa në të ndodheshin 39 persona, 38 të rritur dhe një adoleshent.
“Ne kemi arrestuar shoferin e kamionit në lidhje me incidentin, ndërsa po vazhdojnë hetimet tona”-thanë oficerët e policisë, raporton “BBC”.
Shefi i Mbikëqyrjes së Policisë së Essex, pohoi se ky është një incident tragjik. “Kërkimet tona janë duke vazhduar për të vërtetuar atë që ka ndodhur. Ne jemi në proces të identifikimit të viktimave, megjithatë unë parashikoj që ky mund të jetë një proces i gjatë”, tha ai.