BallinaOP EDMarrëdhëniet BE- Shqipëri në ikën më të ulët, me ikjen Rama i...

Marrëdhëniet BE- Shqipëri në ikën më të ulët, me ikjen Rama i hap dritën jeshile Shqipërisë për..

Nga Pavli Bitri

“Dielli i shqiptarëve lind gjithmonë nga Perëndimi”, citoi kryeministri më i deshtuar i gjithë historisë së Shqipërisë, me rastin e dhjetë vjetorit të futjes së Shqipërisë në NATO. Plotësisht dakort për Diellin e shqiptarëve, ndërsa Dielli yt perëndon nga Perëndimi dhe lind nga Lindja. Në kronologjinë  e marrëdhënieve BE- Shqipëri, shënon pikën më të ulët të tyre.
Në vitin 1992 u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë;
Në vitin 1997 Këshilli i Ministrave i BE-së krijoi kushtëzime politike dhe ekonomike për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe BE;
Në qershor të vitit 2000, Këshilli Evropian u shpreh se të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit janë “kandidatë të mundshëm” për anëtarësimin në BE.
Më 9 nëntor 2006, Komisioni Evropian vendosi të fillojë negociatat për lehtësimin e vizave me Shqipërinë dhe më 13 prill 2007 u nënshkrua marrëveshja për lehtësimin e vizave në Zagreb;
Më 1 janar 2008 hyri në fuqi marrëveshja për lehtësimin e vizave dhe më 7 mars 2008, komisioneri i BE, Franco Frattini hapi në Tiranë dialogun drejt liberalizimit të regjimit të vizave midis Shqipërisë dhe BE;
Më 14 janar 2009 u përfundua procesi i ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit  nga të gjitha shtetet anëtare dhe më 1 prill 2009, kjo marrëveshje hyri në fuqi;
Më 27 maj 2010, Komisioni Evropian propozoi udhëtimin pa viza për Shqipërinë, po në 8 nëntor 2010 Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi udhëtimin pa viza në zonën Shengen për shtetasit shqiptarë dhe më 15 dhjetor 2010 hyri në fuqi hyrja pa viza në zonën Shengen;
Më 10 tetor 2012 Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepej statusi i kandidatit të BE-së;
Në tetor të vitit 2012, Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Shqipërisë për të përmbushur 12 kushtet kyçe për të arritur statusin zyrtar të kandidatit dhe për të filluar negociatat e pranimit;
Në fillim të vitit 2017, Parlamenti Europian paralajmëroi krerët e qeverisë se zgjedhjet parlamentare në qershor duhet të jenë “të lira dhe të drejta”si një hap drejt BE-së. Deputetët gjithashtu shprehën shqetësim për drejtësinë selektive të vendit, korrupsionin, gjatësinë e përgjithshme të proceseve gjyqësore dhe ndërhyrjen politike në hetimet dhe rastet gjyqësore.
Hapi dritën jeshile Shqipërisë, çliroje nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit, lëre këtë vend të mrekullueshëm, këtë perlë të bekuar nga Perëndia të ec përpara, të bëjë progres. Të gjithë duan doreheqjen tënde, madje edhe ti vetë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular