BallinaKryesoreNoterët, masat e reja disiplinore/Nga shkelja e konfidencialitetit, tek jashtëkompetenca territoriale e...

Noterët, masat e reja disiplinore/Nga shkelja e konfidencialitetit, tek jashtëkompetenca territoriale e deri tek mos-regjistrimi i akteve

spot_img
spot_img

Noterët do të vihen përpara përgjegjësisë për çdo veprim në dëm të qytetarëve e bizneseve, me masa që mund të shkojnë deri te heqja e licencës apo së drejtës për të ushtruar profesionin. Është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare Kodi i Etikës për noterët ku përcaktohen natyrat e shkeljeve që do t’i bëjnë atë të në ardhmen subjekt të masave disiplinore.

Sipas përcaktimeve të reja, parashikohen   si   shkelje   të   rënda,   të   cilat sanksionohen  me  pezullim  të  përkohshëm  nga ushtrimi   i   funksionit,   gjobë,   paralajmërim   me shkrim, shkeljet e mëposhtme: a)   ushtrimi   i   veprimtarisë   noteriale   jashtëkompetencës  territoriale/lëndore  të  noterit,  sipas nenit 8.5 të këtij Kodi; b)   shkelja   e   konfidencialitet   ose   fshehtësia profesionale, sipas nenit 6 të këtij Kodi; c)   mosregjistrimi   i   akteve   dhe i   veprimeve noteriale,  në  format  elektronik,  nëpërmjet  sistemit të krijuar nga Dhoma, sipas detyrimit të përcaktuar në ligjin “Për noterinë” dhe në nenin 8,  pika  4  e këtij Kodi; d)   mosrespektimi   për   refuzim   në   rastet   e parashikuar në nenin 9 të këtij Kodi; e) mosrespektimi  i  parimit  të  konkurrencës  në ushtrimin e profesionit, sipas nenit 7 të këtij Kodi. Ndërkohë që Parashikohen   si   shkelje   të   lehta,   të   cilat sanksionohen  me  gjobë,  detyrimin  e  kryerjes  së trajnimeve    në    lidhje    me    çështjet    e    etikës profesionale    ose    detyrimin    e    plotësimit    të trajnimeve   të   formimit   vazhdues   profesional, shkeljet e mëposhtme: a) sjellja joetike e një noteri kundrejt noterëve të tjerë, sipas nenit 19 të këtij Kodi; b)    sjellja    joetike    e    një    noteri    kundrejt institucioneve publike ose private, sipas nenit 22 të këtij Kodi; c)  mospërmbushja  e  detyrimeve  për  formimin vazhdues  profesional,  sipas  përcaktimeve  në  ligjin “Për noterinë” dhe në nenin 14, pika 4 e këtij Kodi; d)  mosparaqitja  në  mbledhjen  e  Asamblesë  së Përgjithshme,  pa  arsye  të  përligjura,  sipas  nenit 17/4 të këtij Kodi. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular