PD: Prokuroria po mbron 3 kriminelët e Ramës në bashki. Nuk zbaton ligjin për të na dhënë informacion
Duke nisur që nga 1 gushti, PD ka paraqitur prova autentike se kandidatët e Edi Ramës në bashkitë Shkodër, Valdrin Pjetri, Vorë, Agim Kajmaku dhe më bashkinë Vau i Dejës, Mark Babani kanë te kaluar kriminale dhe si të tillë duhet të largohen dhe të ndiqen penalisht për fallsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Por, tani, PD akuzon prokurorinë se nuk po zbaton ligjin, duke zvarritur çështjet dhe duke mos i dhënë opozitës informacionin e kërkuar për procedurën e ndjekur nga organi i akuzës, siç e parashikon ligji. PD, e konsideron mosveprimin prej më shumë se 2 muaj të prokurorisë sI përpjekje për të mbrojtur me burokraci procedurale dhe vonesa njerëzit e inkriminuar të Edi Ramës në bashki.
Kjo del në pah nga një lëtër e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila i çohet për dijeni edhe KLP-së që vlerëson punën e Prokurorit të Përgjithshëm , ambasadës së SHBA, BE, OSBE dhe Këshillit të Europës. Sipas ligjit, deklarimet e rreme në formularin e dekriminalizimit dënohen me burg nga 6 muaj deri në 4 vjet.
Në respekt të ligjit, PD ka kërkuar në 5 Shtator që t’i vihet në dispozicion i gjithë dokumentacioni që tregon veprimet e prokurorisë për të bërë verifikimin e 3 denoncimeve të bëra nga PD.
“Organi i prokurorisë në shkelje flagrante të ligjit, edhe pse afati është tejkaluar disa herë, ende nuk ka vënë në dispozicion të kërkuesit dokumentacionin e kërkuar, duke na pamundësuar ushtrimin e të drejtave tona ligjore dhe duke mos bërë transparencë për opinionin publik mbi këto raste. “ – thuhet në kërkesën e re për informacion që Sekretari i Përgjithshëm i PD i dërgon Prokurorisë së Përgjithshme.
“Kjo sjellje e organit të prokurorisë ngre dyshime të arsyeshme mbi tentativën shtetërore për marrjen në mbrojtje të personave të inkriminuar që kanë arritur, me mbështetjen e partisë në pushtet, të uzurpojnë funksionet publike, në kundërshtim flagrant me ligjin e dekriminalizimit.”- theksohet në kërkesën e PD.
Duke kërkuar edhe një herë zyrtarisht informacion për procedurat e ndjekura nga prokuroria për të treja rastet, PD u bën thirrje prokurorëve të ngarkuar me këtë çështje, të mos i nënshtrohen presionit politik të Edi Ramës dhe Arta Markut.
“Kapja e qeverisjes nga krimi përmes përfshirjes së individëve me rekorde kriminale, në pushtetin vendor, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, si dhe për vetë sigurinë kombëtare, interesin publik dhe të drejtat e qytetarëve. Ndëshkimi i zyrtarëve të lartë është një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për nisjen e bisedimeve të antarësimit të Shqipërinë në Bashkimin Europian.”- thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.
Për Valdrin Pjetrin e Shkodrës PD publikoi dokumenta se ka qenë i dënuar dhe i dëbuar nga Italia për trafik droge. Për Agim Kajmakun e Vaut të Dejës se ishte në kërkim nga Greqia për veprën e rëndë të përdorimit të parave të fallsifikuara. Për Mark Babanin e Vaut të Dejës se kishte bërë burg dhe ishte dëbuar për vjedhje makinash më Itali.