BallinaAktualitetPërzgjidhen dosjet e zyrtarëve që i kalojnë SPAK, brenda janarit nisin hetimet

Përzgjidhen dosjet e zyrtarëve që i kalojnë SPAK, brenda janarit nisin hetimet

spot_img
spot_img

Prokurorët dhe gjyqtarët e Krimeve të Rënda po bëjnë bilancin e dosjeve që do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Antikorrupsion pas krijimit të SPAK.

Dy krerët aktualë të Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë mbledhur stafet përkatëse për të bërë inventarizimin e saktë të dosjeve.

Prokurorëve dhe gjyqtarëve u është kërkuar të jenë gati, pasi java e parë e janarit do t’i gjejë në institucionin e ri.

Aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda po hetohen 570 dosje nga të cilat rreth 170 i kalojnë për kompetencë Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion, pasi veprat për të cilat akuzohen nuk do të jenë pjesë e kësaj gjykate.

Gjithashtu pritet që SPAK-ut t’i kalojnë për kompetencë edhe dosjet nga prokuroritë e rretheve që kanë hetime për korrupsion të të zgjedhurve vendorë apo të zyrtarëve të lartë.

Po ashtu dosjet e tjera do ti shpërndahen gjykatave të rretheve që i kanë kompetente, një proces ky që pritet të sjellë probleme dhe vonesa në gjykimin e çështjeve.

Por probleme mbetet lëvizja e gati 12 prokurorëve të krimeve të rënda, të cilët nuk do të jenë pjesë e SPAK. Ata do të duhet të shpërndahen në prokuroritë e rretheve në vende të cilat kanë mbetur vakante pas largimit nga vettingu.

Ndërsa ndryshe do të veprohet me gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit të Krimeve të Rënda, të cilët do të qëndrojnë në detyrë derisa të krijohet gjykata antikorrupsion, pasi kanë dhënë më parë pëlqimet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular