Në një status në rrjetet sociale, gazetari Elton Qyno lëshoi bombën teksa zbuloi se ka qenë një pronar televizioni që ka paguar garancinë për t’u liruar Turgut, dhe se këto lidhje duhen hetuar.
“Tani eshte vone,por me mire vone se sa kurre duhet te hetohen lidhjet e tij me nje biznesmen televizioni ne Shqiperi qe doli garant per lirimin e tij nga qelia,garanci e cila terboi autoritet e drejtesise Gjermane te asaj kohe,”- shkruante Qyno në rrjetet sociale.
Menjëherë pas këtij reagimi gazetarja Klodiana Lala pyet nëse kanë nisur hetimet për këtë biznesmen.
“A po hetohet biznesmeni dhe lidhjet e tij me politikën????”- shkruan Lala në një status në rrjetet sociale. Por kjo pyetje nuk ka marrë përgjigje as nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Në një lidhje live në emisionin “Real Story”, Veliu nuk preferoi të komentonte çështjen e hetimit të biznesmenit teksa u shpreh se strukturat e shtetit janë të fokusuara në hetimin e Turgut.
“Sot jemi për të komentuar angazhimet tona në llidhje me këtë celulë. Unë dua të theksoj edhe njëherë që hetimet tona janë fokusuar rreth TURGUT-it pasi është një person me rrezikshmëri të lartë. Në njoftimin për media është thënë se Turgut është pjesë e kësaj celule. Ai është një person me shumë rekord, një person i dënuar për drogë disa herë,”– tha Veliu.
Diten e sotme policia e Shtetit dhe Valiu ka zbuluar një celulë terroriste iraniane e cila ka tentuar të kryejë akte terroriste në Shqipëri, një prej tyre i parandaluar nga shteti shqiptar. 4 persona janë identifikuar nga policia, si pjesë e grupit operativ që vepruan në emër të shtetit iranian dhe QUDS, për të sulmuar anëtarët e komunitetit muxhahedinë, që strehohen në Shqipëri. Për këtë akt të rëndë, kryeministri Edi Rama dëboi ambasadorin iranian Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare.