Reuters ka bërë një rankim të 100 universiteteve më inovative në botë. Për të pestin vit radhazi, këtë listë e kryeson ‘Stanford University’. Kjo listë identifikon dhe rendit institucionet arsimoret të cilat bëjnë sa më shumë për të përparuar shkencën, për të shpikur teknologji të reja dhe për të fuqizuar tregjet dhe industritë e reja.
Universiteti Stanford mban vendin e parë sepse prodhon një rrjedhë të qëndrueshme të inovacioneve, të cilat citohen nga studiues të tjerë në akademi dhe industri private. Kjo lloj influence, është kriteri kryesor në renditjen e universiteteve më inovative në botë. Në fakt, Stanford nuk është universiteti i vetëm që qëndron konstant në rankim. Për 5 vite rresht, MIT listohet në vendin e dytë, si dhe për po 5 vite radhazi, Harvard University listohen i treti në radhë.
Nga lista totale e Reuters, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbizotërojnë, me 46 universitete nga 100, njësoj si një vit më parë. Gjermania është vendi i dytë me performancën më të mirë, me 9 universitete nga 100. Franca ngjitet në të tretin, me 8 universitete në listë, Japonia, Koreja e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar kanë përkatësisht nga 6 universitete secila në listën e 10 më inovatorëve. Më pas, Kina ka 4, Holanda dhe Zvicra kanë 3 secila, Belgjika, Kanada, Izraeli dhe Singapori kanë 2 secila. Ndërsa, në fund të listës renditet Danimarka, me 1 universitet në ‘TOP 100’.