BallinaKryesoreSkandali i himnit në ndeshjen Francë-Shqipëri, ja dënimi i UEFA-s për federatën...

Skandali i himnit në ndeshjen Francë-Shqipëri, ja dënimi i UEFA-s për federatën franceze!

spot_img
spot_img

Franca ia ka hedhur vetëm me një gjobë ngatërrimit të turpshëm të himnit të Shqipërisë në përballjen e 7 shtatorit të shkuar, kur në bokset e “Stade De France” u intonua himni i Andorrës në vend të “Himnit të Flamurit”. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë mediat transalpine.

Franca Gjoba

Konkretisht, prestigjizoja “L’Equipe” shkruan se Federata Franceze e Futbollit është dënuar vetëm me 20 mijë euro pas hetimit disiplinor që UEFA pat hapur ndaj saj për ngatërresën e ndodhur në përballjen që u fitua 4-1 nga “gjelat”. Sipas “L’Equipe”, FFF është ndëshkuar vetëm me gjobë për “organizim të pamjaftueshëm”.

Kjo gjobë vjen pasi ngatërrimi i himnit vonoi nisjen e ndeshjes, që u spostua me shumë minuta nga orari zyrtar i saj. Noel Lë Graë, presidenti i Federatës France të Futbollit, i kishte paraqitur ndjesën për ndodhinë Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe ambasadorit shqiptar në Francë, që ishte prezent në stadium.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular