Ky është kamioni i nisur nga Bullgaria, që kishte hyrë në Angli dhe iu zbuluan brenda 39 trupa të vdekur, ndër ta një adoleshent.
Policia e Essex nuk tha se kishte gjetur ndonjë të mbijetuar në kamion. Shoferi 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut u arrestua me dyshimin për vrasje.
Oficeri Andrew Mariner u tha mediave se ata po përpiqeshin të identifikonin viktima por parashikohej se procesi do të ishte i gjatë.
Sekretari i Shtetit, Priti Patel, tha se “ishte e tronditur dhe e trishtuar nga ky incident tragjik”, ndërsa deputetja Jackie Doyle-Prices tha se ishte një lajm i zymtë.
“Trafikimi i njerëzve është një biznes i ndyrë dhe i rrezikshëm”, tha zonja Doyle-Price në Twitter dhe shtoi se shpresonte që Policia e Essex do të do t’i dërgonte vrasësit përpara drejtësisë.
Seamus Leheny, menaxheri i politikave të Irlandës së Veriut për Shoqatën e Transportit tha, se nëse kamioni kishte ardhur nga Bullgaria dhe kishte hyrë në Britani nëpërmjett Holyhead ishte një “rrugë jonormale”.
Në qershor të vitit 2000, 58 emigrantë kinezë u gjetën të mbytur për vdekje në pjesën e pasme të një kamioni në Dover. Vetëm dy kishin mbijetuar.
VIDEO DHE FOTO
Policia e Essex në Angli dha një konferencë shtypi, pasi gjeti 39 persona të vdekur brenda kontenierit të një kamioni në një park industrial.