Belgjika ka rezultuar transfertë e lehtë për kampionët në fuqi, Liverpool. “The Reds” mposhtën pa shumë probleme 4-1 Genk, në një 90 minutësh që vendosi një dopietë e Oxland-Chamberland dhe rrjetat e Mane e Salah.
Goli i vetëm për vendasit u shënua nga Odey në minutën e 88-të. Kjo fitore i ngjit në vendin e dytë me 6 pikë pas tre ndeshjeve të para, vetëm një pikë më pak se Napoli kryesues.
Italianët mposhtën me vështirësi, 3-2 Salzburg në transfertë, duke u konfirmuar në krye të grupit E. Në mungesë të Elseid Hysaj, Mertens shënoi një dopietë, teksa goli me vlerën e tre pikëve u realizua nga Insigne.
Supersfida e “Guiseppe Meazza” mes Interit dhe Borussia Dortmund u fitua nga zikaltërit, 2-0. Martinez zhbllokoi shifrat, përpara se Candreva të vuloste shifrat finale në 2-0. Italianët vendosen menjëherë pas shpatullave të Barcelonës kryesuese në grupin F.
Spanjollët fituan 2-1 ndaj Slavia Praha dhe kryesojnë në kuotën e 7 pikëve grupin, tre më shumë se Interi dhe Dortmund. Benfika shënoi fitoren e parë në grupin G, ku fitoi 2-1 përballë Lyon dhe e hap llogaritë e grupit. Portugezët qëndrojnë në vendin e fundit me 3 pikë, një më pak se francezët.
Grupi kryesohet nga Leipzig me 6 pikë, ndjekur nga Zenit me 4 pikë. Barazim 1-1 në takimin e grupit H mes Lille dhe Valencia. Tashmë, dy skuadrat mbajnë vendin e tretë dhe të katërt, respektivisht me 4 pikë dhe 1 pikë.
Rezultatet e plota dhe golat:
Grupi E
Genk-Liverpool 1-4 (Odey 88′ / Oxlande Chamberland 2′ 57′, Mane 73′, Salah 87′)
Salzburg-Napoli 2-3 (Haaland 40′ 72′ / Mertens 17′ 64′, Insigne 73′)
Grupi F
Inter-Borussia Dortmund 2-0 (Martinez 22′, Candreva 88′)
Slavia Praha-Barcelona 1-2 (Boril 47′ / Lionel Messi 3′ Olayinka autogol 57′)
Grupi G
Benfika- Lyon 2-1 (Silva 4′, Pizzi 86’/ Depay 70′)
Grupi H
Lille-Valencia 0-1 (Cheryshev 63′)
Formacionet zyrtare:
Genk: Coucke, Uronen, Lucumi, Cuesta, Maehle, Bongonda, Berge, Heynen, Ito, Onuachu
Liverpool: Alisson, Robertson, Van Dijk, Lovren, Milner, Keita, Fabinho, Oxlade-Chamberland, Salah, Firmino, Mane
Salzburg: Stankovic, Ulmer, Wober, Ramalho, Kristensen, Minamino, Junuzovic, Mwepu, Daka, Hwang, Haland
Napoli: Meret, Di Lorenzo, Luperto, Koulibaly, Malcuit, Zielinski, Ruiz, Allan, Callejon, Lozano, Mertens
Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Godin, Asamoah, Gagliardini, Brozovic, Barella, Candreva, Lukaku, Martinez
Dortmund: Burki, Schulz, Hummels, Akanji, Hakimi, Witsel, Delaney, Weigl, Hazard, Sancho, Brandt
Slavia Praha: Kolar, Boril, Hovocka, Kudela, Coufal, Sevcik, Soucek, Zeleny, Stanciu, Masopust, Olayinka
Barcelona: Ter Stegen, Alba, Lenglet, Pique, Semedo, De Jong, Busquets, Arthur, Messi, Griezmann, Suarez
Benfika: Vlachodimos, Grimaldo, Ferro, Dias, Tavares, Grabriel, Luis, Fernades, Cervi, Silva, Seferovic
Lyon: Lopes, Kone, Marcelo, Denayer, Dubois, Cornet, Tousart, Aouar, Terrier, Depay, Dembele
Lille: Maignan, Bradaric, Djalo, Fonte, Celik, Magathaes, Araujo, Soumare, Andre, Tazici, Osimhen
Valencia: Cillessen, Costa, Diakhaby, Paulista, Wass, Cheryshev, Kondogbia, Parejo, Coquelin, Gameiro, Gomez