Komisariati nr. 3 i Tiranës kreu një aksion “Shëtitësit e natës”, që në fakt nuk synoi ata që pëlqenin shëtitjet, por ata që vëzhgonin makinat që do të vidhnin asaj nate. Si rrjedhim, arrestoi dy hajdutë të makinave, që po tentonin të grabisnin makinën e E.S. në rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Aksioni u bë pas kallëzimit nga pronari i makinës dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara. Në pranga u vunë V. K., 31 vjeç dhe E. H., 32 vjeç , ky i dyti i dënuar më parë për vjedhje, që të dy banues në Tiranë.
Nga pamjet filmike doli se ata të dy kishin vjedhur një makinë tjetër, në muajin shtator, në rrugën “Bogdanët”, por dyshimet janë se kanë bërë më shumë ndaj hetimi vazhdon.