Kryeministri Edi Rama është përplasur mbrëmjen e sotme me anaistin Mustafa Nano. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama kundërshtoi Nanon që tha se Shqipëria është një vend i mjerë.
Pjesë nga debati në studio
Rama: Si mund të thuash ti Shqipëria është vendi më i mjerë, dhe rri këmba këmbës.
Nano: Po jemi vendi më i qelbur i Europës.
Rama: Pse është më i mjerë, për ç’arsye.
Nano: Këto gjashtë vite është bërë më i mjerë.
Rama: Më jep një arsye.
Nano: Ta jap unë. Shiko Malin e Zi, nuk ka azilant malazez në Europë.
Rama: Je gabim.
Nano: Ore nuk ka azilant malazez.
Rama: Po e ke shumë gabim. Nuk jemi vend i mjerë fare. Më thuaj një gjë që është më keq se ç’ishte
Nano: Zoti kryeministër, nuk i kam qejf gazetarët që ngrejnë zërin me kryeministrin. Ç’është ky njeri që shkon me poture në Bruksel dhe më thotë mua ti rri këmba mbi këmbë
Rama: Edhe ti mësove nga poturet e mia dhe veshe pantallona me ngjyra
Nano: Nëpërmjet veshjes dhe lukut politikanët duhet ti përcjellin masave qëndrueshmëri e seriozitet. Ju keni kompleksitetin e inferioritetit shqiptar
Rama: Mua më merr të keqen ti për kompleksin e inferioritetit. Se dhe kur ulem me ata atje (Liderët e BE), ulem si i barabartë. Asnjë nga ata atje nuk merret me veshjen.
Rama: Ç’është kjo, me këmbë mbi këmbë ti del e më thua që Shqipëria është një vend I mjerë…? ëëë? Ç’është kjo?
Nano: Pse ç’a ka…s’të përlqejnë kjo e imja ty këmbë mbi kqëmbë port ë pëlqejnë poturëet e tua.
Rama: Jo, s’ta lejoj…më fol me argumente, jo me terma eksetreme…
Nano: Më lejo ta shpjegoj, unë nuk dua të tregoj arrogancë pasi nuk më pëlqejnë gazetarët që ngrenë zërin teksa flasin më kryeminsitrin.
Rama: Fol me argumente, edhe ti ke filluar të shohësh nga pantallonat? Ti që mësove ngjyrat nga unë ke fillaur të shohësh poturet e mia
Nano: Po tashi boll…lëri këto
Rama: Askush nga ata që ulem unë jashtë nuk shohin nga pantallonat, askush. Mos u merr me veshjen time.
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2019/10/24/rama-sherr-live-me-nanon-mos-me-trego-poturet-ti-mua/ […]
Comments are closed.