BallinaKronikePAMJE TË RËNDA/Mizoria në burgjet greke! 30-vjeçari në rrezik për jetën, por...

PAMJE TË RËNDA/Mizoria në burgjet greke! 30-vjeçari në rrezik për jetën, por nuk dërgohet në spital

spot_img
spot_img

Sot, në rrjetet sociale, po qarkullon një njoftim nga “Rrjeti i Solidaritetit të Burgosurve” ku me anën e një fotografie te një të burgosuri (ku fare mirë shihet se ai në pjesen e barkut ka një lungë të madhe) kërkojnë publikisht qe i dënuari të dërgohet në spital dhe jo të mbahet me depon pasi jeta e tij është në rrezik.

Sipas asaj që raporton gazetari shqiptar nga Athina, Shpëtim Zinxhiria, apeli bëhet nga të burgosurit e burgut të Shën Stefanit në Patra.

I burgosuri, që shihet në foto e mëposhtme, ka dhimbje të tmerrshme ndërsa burgu refuzon ta dergojë në spital, duke i dhënë vetëm qetësues, të llojit Depon.

“Ne nuk harrojmë se gati 2 vjet më parë shoku ynë vdiq nga një inflamacion në dhëmb sepse thjesht burgu refuzoi ta dërgoi atë në një spital. Qindra të vdekur në vitet e fundit Vetëm se askush nuk kujdeset për ne…”, thonë të burgosurit.

Sipas tyre, në Greqi nuk ka burgje, por vetëm bodrume për tortura.

Sipas asaj që shkruan Zinxhiria, i burgosuri në fjalë, 30-vjeçar, është nga Bangladeshi.

Ky nuk është denoncimi i parë i ardhur nga Greqia, ku tregohet mizoria në burgjet e këtij vendi, ku shpeshherë viktima janë bërë edhe shtetasit shqiptarë. Vitet e fundit disa shqiptarë kanë humbur jetën në burgjet e Greqisë dhe rasti më i famshëm është ai i Ilia Karelit, i cili u vra mizorisht nga gardianët e burgut të Koridhalosit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular