BallinaKryesoreVasil Laçi, çfarë ishte para atentatit ndaj mbretit perandor

Vasil Laçi, çfarë ishte para atentatit ndaj mbretit perandor

spot_img
spot_img

Nga Kastriot Dervishi

Para se të kryente atentatin e dështuar të datës 17 maj 1941 ndaj Viktor Emanulit III, Vasil Laçi ishte emër i panjohur. Dy vjet më parë, emri i tij përmendet në gazetën më të madhe të kohës. Në vitin 1936 shihet në Tiranë, ku qëndron me kushëririn e tij Kolë Laçi. Shihet si punëtor krahu e çirak. Edhe pushtimi fashist e gjen në Tiranë, ndërsa kushëriri i tij ishte vendosur në Korçë. Punon sërish si shërbyes (madje në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës), dhe sportelist në hotel “Berati”. Vasil Laçi u dënua me vdekje, varje në litar dhe u ekzekutua në oborrin e burgut të vjetër të Tiranë më 27 maj 1941. Vendimi ndaj tij është i pari që i takon një të dënuari me vdekje nga rendi fashist. Në fjalën e fundit tha se do dëshironte pushkatimin dhe jo varjen në litar.

Artikulli i gazetës “Fashizmi”, 25 qershor 1939

“Një shërbëtor që vodhi të zotin.

Gjendarmëria e qendrës së Kryeqytetit mori në proces-verbal të quajtunin Vasil Laçin nga Piqerasi i Porto Eddas, i cili, me emrin e rremë Misto Gjone, kishte hyrë shërbëtor te z.Irakli Noçka dhe i vodhi të zotit një shumë të hollash. Nga hetimet u mësua se ky hajdut e ka përdorë disa herë këtë “myrafet”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular