Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në Qarkun e Elbasanit, ku ka prezantuar vendimin e Kryesisë për bashkëdrejtimin e Organizatave Socialiste.
Balla ka deklaruar se secila prej 5000 organizatave socialiste në gjithë territorin do të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua, dhe se më 14 nëntor delegatët e Kongresit të PS do të votohen sipas parimit 1 anëtar 1 votë.
“Secila prej 5000 organizatave socialiste në territor të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua. Me 16 Nentor votohen sipas parimit 1 anetar 1 vote delegatet e Kongresit te PS. Jane ngritur komisionet e zgjedhjeve ne PS per cdo bashki dhe njesi administrative”, ka thënë Balla.
Më tej, numri dy i PS ka shprehur keqardhje për qëndrimin e PD ndaj komisionit të Reformës Zgjedhore, duke u shprehur se vetëm përmes përfshirjes në këtë komision duhet të vijojë puna për përmbylljen e reformës.
“Keqardhje për qëndrimin vijues destruktiv të Partisë Demokratike ndaj Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke dalë hapur kundër detyrave të vendosura nga Bundestagu gjerman.
Lidhur me Reformën Zgjedhore, Bundestagu kërkon që “të merret vendim për reformën zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR, sigurimi i nje financimi transparent te partive dhe fushatave zgjedhore si dhe te bazohet në rezultatet e Komisionit af-hoc të reformës zgjedhore”. E qartë kristal: vetëm përmes përfshirjes në Komision duhet të vijojë puna për përmbylljen e kësaj Reforme.
Padyshim është i domosdoshëm konsultimi i të gjithë partive politike, por Kodi Zgjedhor do të kalojë përmes Komisionit dhe më pas pa humbur kohë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo duhet të jetë e qartë për këdo”, është shprehur kreu i grupit të PS.