Ekstradohet nga Milano i riu i akuzuar për vrasjen në Sarandë në 2015 (Emri)

4
214

Ekstradohet nga Interpol Tirana një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

U krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë i 28-vjeçarit Keivi Hysa, lindur në Kurbin.

I riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Sarandës, në vitin 2015 ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim’.

Më datë 10 korrik 2015, rreth 02:00, në Sarandë, si rezultat i një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta mes pronarit të një autolavazhi makinash, shtetasit E. M., me shtetasit G. H., E. H. dhe Keivi Hysa këta të fundit e goditën me shkop bejsbolli dhe me tytën e pistoletës.

Pas kësaj një nga autorët iu afrua dhe qëlloi në drejtim të shtetasit E. M., i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

4 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: startnews.news/2019/10/26/ekstradohet-nga-milano-i-riu-i-akuzuar-per-vrasjen-ne-sarande-ne-2015-emri/ […]

Comments are closed.