Publikohet dokumenti arkivor me siglën “Tepër sekret” të nxjerrë nga arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit me një listë prej 315 emrash intelektualësh nga institucionet kulturore dhe artistike të kryeqytetit si p.sh.: Vaçe Zela, Rikard Ljarja, Ndrek Luca, Sali Shijaku, Edi Luarasi, Marie Kraja, Naum Prifti, Bujar Kapexhiu, Helena Kadare, Gëzim Erebara, Luigj Gurakuqi etj., ku përcaktohet dhe arsyeja e ndjekjes e survejimit të tyre, si dhe intervista e ish-kuadrit të lartë të Sigurimit të Shtetit lidhur me këtë listë…
Një listë e gjatë ku figurojnë rreth 315 emra intelektualësh të skenës, ekranit, artit, kulturës dhe letrave shqipe, ku midis tyre janë edhe mjaft personalitete të shquara si; Vaçe Zela, Rikard Ljarja, Sali Shijaku, Marie Kraja, Naum Prifti, Bujar Kapexhiu, Elena Kadare, Gëzim Erebara, Luigj Gurakuqi etj, ishin objekt survejimi dhe ndjekjeje nga organet e Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumenti që po botojmë më poshtë, i cili është nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar dhe që mban siglën “Tepër sekret” i përket vitit 1978. Dosja në fjalë, prej nga është nxjerrë dhe lista me emrat e 315 intelektualëve të kryeqytetit, ndodhet në dosjen e punëtorit operativ që ka shërbyer në atë periudhe kohe, i cili, për shkak të transferimit të tij në një detyrë tjetër, ia ka dorëzuar atë kolegut pasardhës. Lista e 315 intelektualëve është e kategorizuar në disa grupime, si p.sh: “Persona të regjistruar që i përkasin Drejtimit të Kundërzbulimit”, “Persona që i përkasin drejtimit të Grupimeve Kundër-revolucionare”, etj. Por për të pasur një ide më të qartë se ç’përmban ajo dosje, për çfarë ka shërbyer dhe përse figurojnë aty disa nga emrat më të njohur të artit, kulturës dhe letrave shqipe të para viteve ’90-të, në iu drejtuam për një intervistë të shkurtër, apo më saktë për një sqarim, njërit prej ish-funksionarëve të lartë të ish-Sigurimit të Shtetit, i cili preferoi të mbetej anonim. Intervista në fjalë, natyrisht që mund të ishte shumë më e gjatë dhe me shumë sqarime, por në po e botojmë më poshtë aq sa mundëm të marrim prej ish-funksionarit të lartë të Sigurimit të Shtetit, pa i bërë asnjë ndryshim.
A është autentik ky dokument që po botojmë më poshtë dhe përse shërbente ai?
Po, ky dokument është 100 % autentik dhe është një nga dokumentet e asaj periudhe, pra të para viteve ’90-të, kur ka funksionuar arma jonë e Sigurimit të Shtetit. Ky dokument ka të bëjë me dorëzimin e marrjen e detyrës nga dy funksionarë të Sigurimit të Shtetit, dhe si i tillë, pra në këtë kontekst kohor, ai duhet parë për kohën kur bëhet fjalë aty. Të ndalemi më konkretisht tek pyetja juaj: Sipas rregullit, procesi i marrjes dhe i lënies së detyrës vazhdonte një muaj, dhe kjo gjë ishte bazuar në rregulloret dhe urdhrat e Ministrisë së Brendshme. Gjatë këtij muaji, realizoheshin dy procese. Marrësi i detyrës, do firmoste se ishte njohur me të gjithë procedurën ligjore, aktet normative, rregulloret, etj. Në këtë proces realizohej marrja e detyrës: A – Agjentura, (Rrjeti Informativ), dorëzuesi i detyrës e njihte marrësin e detyrës, me kontakte fizike me agjenturën, sipas grafikut mujor të takimit. Në këtë proces, bëhej kalimi i marrjes në lidhje, si dhe respektohej etika me falënderimet përkatëse për punën e kryer deri në atë moment. B – Marrja në dorëzim e tërë dokumentacionit.
Çfarë dokumenti merrej në dorëzim?
Dokumente që kishin të bënin me agjenturën, dosje pune dhe dosje personale, (Dosjet Personale, ishin pak a shumë si dosjet e kuadrit dje dhe sot). Dosjet e Punës, përmblidhnin të gjithë materialin e punës të raportuar nga agjenti: Harmonizimi i kontaktit fizik me studimin e dokumentacionit, realizonte marrjen në dorëzim të rrjetit sekret informativ. Merrej në dorëzim…… 2-O. R. V (Objekte të Rëndësisë së Veçantë). Objekte të cilat gjykoheshin se ishin të një rëndësie të veçantë, për shkak të karakterit të tyre specifik, nga pikëpamja ekonomike, politike, ose shkencore. Këto institucione (O. R. V), siguroheshin dhe ruheshin me masa ushtarake, policore, si dhe agjenturore. P.sh., Radio-Televizioni Shqiptar, kishte njësi ushtarake dhe policore. Kabina e transmetimit (studio e lajmeve), ruhej me policë të armatosur çdo 24 orë. Radio-Stacionet, si Fllaga, Cërriku etj, ruheshin me forca ushtarake, policore, si dhe agjenturore, në çdo pike të saj. Të kthehemi tek Radio-Televizioni Shqiptar që përmendëm më lart: I gjithë rrjeti sekret informativ, ishte pothuaj në sferën teknike, dhe pothuajse inekzistent në redaksitë, programacionet, apo departamentet e tjera.
Kush ishin objekte të tjera O. R. V.?
Objekte të tjera O. R. V, ishin gjithashtu; hidrocentralet, ujësjellësit, fabrikat e bukës, etj. C-Dosjet Objekt Ndjekjeje: 1-Fashikulli ose Dosje e Përgjithshme Informative në të cilat shërbimi i sigurimit, grumbullonte informacionin, të dhëna, fakte, komente, opinione, etj, të cilat shërbenin si lëndë e parë për informacione, relacione, apo analiza, që ky shërbim i dërgonte udhëheqjes së lartë të vendit (Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe Byrosë Politike). P. Sh.: Në listën që botohet më poshtë, figuron edhe emri i Vaçe Zelës, këngëtares së famshme të para viteve ‘90-të. Sipas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, Vaçja, por dhe shumë artiste të tjerë, kishin pikëpamjen dhe mendonin se trajtimi financiar i artistëve tanë, kryesisht gjatë turneve jashtë shtetit, ishte jo dinjitoz dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me kontributin që jepnin këta artiste në rritjen e popullaritetit të vendit në botë. Për shumë arsye, ky pretendim nuk transmetohej në rrugë institucionale, legale, të hapura, por në këtë rast ndërhynte shërbimi i Sigurimit dhe e çonte informacionin lart në udhëheqje.
Pra, për të gjithë këta persona që flisnin dhe shprehnin pakënaqësi kundër regjimit, hapej dosje dhe emri i tyre futej në listë për t’u survejuar dhe ndjekur në lidhje me këtë problem…?!
Në parim po, por duhet thënë se lista apo dokumentet që botohen më poshtë, të cilët bënin pjesë në fashikullin apo dosjen e informative, nuk ishin objekt ndjekjeje nga Sigurimi, por pika reference, për komunikim me udhëheqjen politike. Kjo listë ishte e normuar, që një herë në tre muaj të analizohej nga shefi përkatës, dhe nëse, problematika konsiderohej e ezauruar, ajo fshihej me procesverbal të rregullt. Siç fshihej një pjesë, ashtu mund të shtohej dhe një diçka tjetër që e nxirrte dinamika. Në rast se lista e mëposhtme është e vitit 1978, në vitin 1983, me zëvendësimin e punëtorit operativ përkatës, do të shihet se është një listë krejt e ndryshme nga kjo. Si përfundim listat, pjesë përbërëse e dosjes së përgjithshme të informatorit, nuk është listë e ndjekjes operative.
Po cilat janë dosjet e ndjekjes operative?
Pyetja juaj është e saktë dhe këtu desha të dal? -Cilat janë dosjet e ndjekjes operative? 1-P. P (Përpunim Paraprak). Është ndjekje e cila synon verifikimin e të dhënave të grumbulluara. Në rast se e dhëna konfirmohej, personi vazhdonte të ndiqej dhe të kthehej në një objekt të zbatimit të të gjitha llojeve të punës operative. Në rast se nuk konfirmohej e dhëna, personi hiqej nga lista dhe materiali asgjësohej. Periudha e verifikimit të të dhënave ishte tre muaj. Dosje Ndjekjeje 2 A: Ishte procesi i ndjekjes dhe i zbatimit të të gjitha masave operative me agjenturë, sipas rastit me dëshmitarë, me mjetet e teknikës operative (T.O.), me agjenturë, me kontroll postar dhe telefonik, etj, duke aplikuar kështu vëzhgimin e personit, nëse situate e kërkonte.
Ndjekja realizohej vetëm për figurat e krimit të parashikuar nga Kodi Penal i RPSSH-së, dhe secila figurë, kishte afatet e veta përkatëse të ndjekjes operative. Për ilustrim po japim afatet e ndjekjes operative sipas figurave të krimit. A-Agjitacion dhe Propagandë, jo më shumë se 1 vit, B-Terrori, sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më shumë se 3 muaj, C-Arratisja, 6 muaj, D-Spiunazhi, 5 vjet. Këto afate, përcaktoheshin rigorozisht. Pasi plotësohej dokumentacioni si dhe procedura përkatëse, veprohej sipas rastit. 3-Format Përmbyllëse: Këshillime, arrestime për rastet flagrante, tërheqje nga bashkëpunimi me material komprometues, etj. Këto dokumente arkivoheshin në Ministrinë e Brendshme. Dosjet 2 B: Është për kontroll operativ. Këto ishin dosje për personat që dikur kishin qenë në veprimtari antiligjore, por me kalimin e kohës kishin hequr dorë, ose ishin këshilluar për këtë gjë, por që potencialisht mund të riaktivizoheshin. Për këto subjekte ekzistonte mundësia për rifillimin e veprimtarisë armiqësore. Për këtë arsye ata herë pas here, vëzhgoheshin. Po kështu, këto dosje shiheshin për cilësitë e tyre historike.
Kush për shembull?
P.sh., në këtë rast është shembulli i Petro Markos. Në dosjen e të cilit, mund të gjesh dokumente, raporte të SIM-it italian, për veprimtarinë e Markos në internim, relacione për miqësinë e tij me Mehmet Shehun në Luftën e Spanjës, konsideratat të tijat për emigracionin politik shqiptar etj. Për shkak të kësaj pasurie, ky apo dosje të tjera si kjo, janë të ruajtura për studiuesit. Pra sipas këtij sqarimi të shkurtër që ju bëra më lart, kush të lexojë emrin e tij në ndonjë dokument si ky që po botoni ju, është i lirë që ta gjykojë vetë nëse ka qenë në ndjekje operative apo jo? Dhe kjo vlen veçanërisht për ….të cilët janë në kërkim të një disidence të paqenë…?!
Së fundi, çfarë mund të shtoni?
Në këtë proces-verbal që ju po botoni, e thënë ndryshe, një akt administrativ, është dhe një listë me emra të konsideruar kontingjente. Kjo kategori përfshin elemente të cilët nga informacionet apo dokumentet, rezultojnë se ishin “me biografi” politike jo të pranueshme. Këto lista gjithashtu nuk ishin permanente, por sqaroheshin pozicionet dhe hiqeshin, apo dhe shtoheshin të rinj. Këto vlenin gjithashtu dhe për një kontroll të emërtesave të larta politike. Udhëheqja e lartë politike, herë pas here kërkonte të emëronte në funksione të larta shtetërore persona të ndryshëm dhe mund të kërkonte sqarime në shërbimin apo organet e Sigurimit të Shtetit. Ishte në gjykimin e politikës nëse e merrte në konsideratë informacionin e marrë apo jo. Kjo varej prej tyre.
MIRATOHET: Zëvendësdrejtori i Punëve të Brendshme Zef Loka.
“A res personal“. Ekzemplar i vetëm. Tiranë, më 16.8.1978
PROCES VERBAL
I mbajtur më date 4.8.1978 për dorëzimin e materialeve të sektorit të Institucioneve të Larta të Artit e të Kulturës nga punëtori operativ ……… në prezencë të shefit të seksionit të V-të ………. Dhe i seksionit përgjegjësi ……….. Materialet dorëzohen si më poshtë:
Dosjet formulare 2/A : PP dhe 2/B. Dosja formulare e objektit 2/A.
Barbara Haxhihyseni, Engjell Tërshana, Adriatik Kanani, Asamble Hatibi, Mehmet Qemal Turhani, Niko Paskal Tanini, Vasil Todi Lato, Zihni Mehmet Berati, Prokop Dhimitër Nishku, Fisnik Sali Pulaj, Dhimitër Rafael Cani, Naum Ropi Prifti, Shyrete Turkeshi Çabej, Petro Marko Marko, Filip Jani Koça, Vladimir Myfit Maliqaj, Ali Ymer Hoxha, Pëllumb Mit’hat Kokalari, Çesk Rrok Zadeja, Llazar Zisi Morcka, Konstandin Vangjel Trako, Beniamin Zef Guraziu, Jusuf Fehmi Kazazi, Bujar Fiqiri Kapexhiu.
Libri i Llogarisë personale me kontingjentet e mëposhtme:
Tonin Lec Harapi, Mynevere Enver Kallanxhi, Fatbardha Ismail Tatzati, Lilo Thoma Kalami, Abaz Mehmet Xhomo, Vera Spiro Zheji, Haki Muhamet Beleri, Thoma Pandi Nova, Jorgji Lame Kareco, Kristo Piro Fotiadhi, Spiro Harallamb Konduri, Manushaqe Muhin Çoçoli, Edi Ndoc Luarasi, Skifter Mehmet Konica, Telat Hasan Hamzaraj, Fejzo Hysen Sejdini, Gjergj Spiro Zheji, Skënder Haxhi Alliu, Petro Spiro Zheji, Nuri Isuf Hamzaraj, Robert Petro Ndrenika, Gaspër Mark Çurçia, Kimete Shefki Berisha, Kiço Spiro Zbogo, Marketin Pashko Shoshi, Arben Zyhdi Basha, Gëzim Sul Erebara, Leonora Vasil Grazhdani, Suzana Mahmut Saraçi (Beluli), Muharrem Ferid Skënderi, Laureta Aristidh Shundi (Gjini), Lili Shemshedin Vendresha, Orhan Hajati Bega, Isuf Ferik Spahiu, Luigj Kol Gurakuqi, Vera Asllan Sojli (Vorpsi), Shefki Mustafa Shkodra, Valter Bexhet Bablusha, Vilhelm Sulo Konjari, Sami Sulejman Bakalli, Pjetër Nush Gjoka, Enrik Zef Paci, Tom Nikoll Nikolla, Ganimet Daut Vendresha (Simixhiu), Skënder Jovan Morcka, Donika Jani Gjoni, Pashko Ded Meçaj, Zamira Zihni Berati, Elmaz Xhevdet Çela, Kristaq Andrea Rada, Ermelinda Kol Pema (Paparisto), Manushaqe Mahmud Cekani,(Kiri), Lenika Zisi Zotria (Morcka), Alma Neki Radovicka (Zadea), Agim Xheladin Rroi, Diamanda Zihni Berati, Dilaver Hasan Lamko, Agron Bardhyl Alia, Xhemal Rrapush Laçi, Liljana Rustem Sokoli (Petrelaj), Myzejen Rexhep Dervishi (Balla), Liri Hasan Alimehmeti (Seferi), Eleni Leonidha Dusha (Adhami), Bahrie Sali Dani (Lusha), Mynyfe Bexhet Vorpsi, Qanie Abdyl Jonuzi (Haxhihasani), Roza Nikoll Anagnosti (Xhuxha), Bujar Xhaferr Doko, Jolanda Andon Rexhepi, Ndoc Kol Paci, Kleo Pandi Evangjeli (Mulla), Zana Aqif Papajani, Dolli Muharrem Gjinali, Neka Shefki Turkeshi (Idrizi), Efteri Kristaq Pasko, Drita Qazim Pelingu, Lazër Pjetër Vlashi, Avni Shefki Resuli, Feriz Riza Smajli, Kozma Dhimitër Lara, Vera Ibrahim Deliallisi, Spiro Lluka Kalemi, Aleksandër Lek Çefa, Sali Abdyl Shijaku, Marie Ndue Kraja, Kujtim Abaz Shehu, Novruz Xhemal Barimi, Meleqe Xhemal Cungu (Alushi), Dalip Myftar Topulli, Anita Ali Take (Prodani), Suzana Andon Trebicka, Natasha Petro Lako, Vasil Thoma Melo, Veli Kasem Islami, Marika Shan Vila, Atalanta Dhimitër Pasko, Vangjel Pino Liza, Thanas Harallamb Papadhopulli, Limos Hulusi Dizdari, Ismail Qazim Zhabjaku, Saimir Omer Kumbaro, Llukan Stefan Tako, Janulla Ilia Zheji, Frida Andon Zeqo, Stefan Gjon Hajmeli, Timoleo Pavllo Flloko, Fatos Petro Tusha, Pleurat Fahri Sula, Aurora Ymer Saraçi, Jani Thoma Melo, Ali Ismail Juma, Ermal Sadik Kaceli, Luan Ramiz Dibra, Abdulla Emin Cangonji, Dionis Gjergj Bubani, Bardhyl Rauf Fico, Halit Myfit Minxolli, Demail Ismet Tola, Sokol Vait Shupo, Arianita Petro Marko, Rikard Karl Ljarja, Roland Bardhyl Semini, Resul Fehmi Çarçani, Klinton Rexhep Gilani, Gjergj Pjetër Mazreku, Irini Gaqo Ica, Nikolin Kel Naraçi, Riza (Enver) Emin Oparaku, Vitore Loro Sallaku, Isuf Jakup Jaçe, Fatmir Qerim Peza, Bashkim Shyqyri Rada, Hamdi Reshat Petrela, Përparim Ali Panariti, Albert Kel Naraçi, Arianita Petro Kristo, Halim Qerim Peza, Qemal Ibrahim Osmangai, Jeta Kostaq Nase, Haki Ibrahim Katroshi, Adelina Rahmi Nova (Mamaqi), Xhavit Tahir Haxhiu, Roza Sami Çuçi, Shkëlqim Zyhdi Basha, Luiza Sokrat Cako (Papa), Haki Shaban Dulli, Mira Çefo Gjoni (Fico), Loni Thoma Papa, Mynevere Beqir Kazazi (Theodhosi).
V- Dosari i informative dorëzohet duke patur të regjistruar personat si më poshtë:
A-Persona të regjistruar që i përkasin drejtimit të kundërzbulimit: Thoma Petro Afezolli, Tom Nikollë Mahmuti, Ndoc Gora, Ndrek Lul Luca, Dionis Gjergj Bubani, Shefki Mustafa Shkodra, Nuri Jusuf Hamzaraj, Hanie Mera, Koço Spiro Zbogo, Thanas Harallamb Papadhopulli, Gjergj Pjetër Mazreku, Saim Haki Kokona, Ermal Sadik Kaceli, Kristina Rako Ligori, Timoleo Pavllo Flloko, Isuf Ferik Spahiu, Thanas Vlash Papa, Lili Shemshedin Vendresha, Edlira Zyhdi Topçiu, Mina Llazo Shagla, Mira Çefo Gjoni, Margarita Kristo Kristidhi, Petraq Isak Papajani, Nadia Rako Pashai, Mira Mihal Miho, Ndrek Palok Shkjezi, Ramazan Abdurrahman Hysa, Brunilda Anesti Fundo, Robert Petro Ndrenika, Vladimir Fejzo Kasa, Ibrahim Dervish Tukiçi, Rikard Karlo Ljarja, Konstantin Pano Martiniani, Hasan Halim Karagjozi, Nihat Zihni Uruçi, Haki Katroshi, Faik Islami, Sali Abdyl Shijaku, Margarita Xhepa, Brixhita Xhepa, Irena Gjergo, Tonin Pici, Eduard Zef Agostini (Hila), Diana Ramazan Diamanti, Lorenc Zadrima.
B-Persona të regjistruar që i përkasin Grupimeve Kundër-revolucionare.
Tonin Luigj Kroniqi, Stefan Gjon Hajmeli, Limoz Hulusi Dizdari, Roza Nikoll Anagnosti (Xhuxha), Mërkur Saliko Bozgo, Skënder Jovan Morcka, Tonin Harapi, Natasha Petro Lako, Saimir Omer Kumbaro, Manushaqe Muhin Çoçoli, Keti Ciko, Bardhyl Fico, Vasil Thoma Melo, Shpresa Neshat Nishani, Xhovalin Gjon Doko, Shpresa Mysliu, Thoma Pandi Nova, Orhan Hajati Bega, Vladimir Ligor Prifti, Syrja Xheladin Roi, Fatos Toli Arapi, Sulejman Halil Mato, Harallamb Pasko, Luigj Zef Mazi, Ylli Tefi Tako, Pleurat Fahri Sula, Elena Kadare, Marie Kraja, Abdulla Emin Cangonji, Zina Kol Paskali, Izmini Kokobobo, Lazër Nush Gjoka, Adelina Rahmi Mamaqi (Nova), Grigor Sterip Harizi, Maksim Dashi, Petrit Ndroqi, Perikli Jorgoni, Vasillaq Vangjeli, Kujtim Farka, Qenan Emin Toro, Valter Zenel Qorri, Kujtim Abaz Shehu, Fadil Rama, Gjinovefa Voci, Lazër Vlashi, Loni Thoma Papa, Luan Njazi Myftari, Abdurrahman Buza, Liljana Mustafa Cingu, Ramadan Asllan Karanxha, Zeqir Kadri Sulkuqi, Gani Jako Xhango, Maksim Mihal Kopali, Yllka Mustafa Mujo, Liri Kadri Brahimi, Hysen Sulejman Sala, Ilia Sotir Petropulli, Pirro Kosta Mani, Tomorr Nuri Meçe, Sotira Argjir Dhima (Gjymshana), Xhovalin Lin Shestani, Hysen Mendo Koçi, Tonin Sinan Shiroka, Ermelinda Kol Pema (Paparisto), Feim Hasan Ibrahimi, Mustafa Beqir Krantja, Petro Spiro Zheji, Zamira Zihni Berati, Diamanta Zihni Berati, Lefter Thanas Zhulla, Nikolla Lefter Velço, Granit Bexhet Kamberi, Osman Hamza Kuriçi, Kristaq Llambi Katundi, Roza Sami Cuçi, Agim Selim Thomanaj, Sali Rexhep Brari, Arqile Ndini, Demokrat Shahini, Qemal Osmanagaj, Pleurat Dervishi, Agim Qirjaqi, Shkëlqim Zyhdi Basha, Alfons Kol Gurashi, Dhimitër Anagnosti, Vaçe Zela, Ermir Qamil Grezda, Filip Ndreko Lena, Arben Fahri Imami, Fatbardh Hasan Smaja, Ilir Gjergj Shkurti, Ardian Qazim Cerga, Nikolin Luigj Gurakuqi.
C-Persona që i përkasin drejtimit të ekonomisë
Zyhdi Tahir Fortuzi, Besnik Bardhi, Viktor Shiroka, Antoneta Mark Elezi.
Dorëzohen proçes-verbalet e asgjësimit të materialeve të fashikullit si më poshtë: Proçes-verbali date 18.11.1973: date 4.8.1975: 15.7.1976: dhe 16.1.1977.
D-Dorëzohet dosja e drejtimit të artit dhe të kulturës me dy fashikuj dhe materiale simbas fletë-inventarit të secilit fashikull.
E-Dosja agjenturale “Aventurieri” me një fashikull dhe me dokumenta simbas fletë-inventarit.
C-Dorëzohet : 1-Dosja Hetimore për vjedhjen e radiostacionit të Kamzës.
2-Për përvetësimin e pasurisë socialiste nga Z.T.
3-Për qëndrim të pakujdesshëm në detyrë, si dhe për humbjen e një filmi dokumentar nga magazinat e spedicionit në dëm të Kinostudios.
4-Dosje hetimore mbi magazinierin e radio-televizionit P.D. për dalje deficit dhe pakujdesi në detyrë.
Dosjet më lartë janë të gjitha të pezulluara.
5-Dosja e kërkimit të autorit të letrës anonime me pseudonimin “Biçimi”.
Punëtorët operativë
Marrësi…………. Dorëzuesi………….
Shefi i seksionit të V-të……………… Shefi i seksionit të përgjithshëm……………….
20.10.1978.
Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme. Dosja 479. Viti 1978 /Memorie.al/