BallinaKryesoreMeta mesazh të koduar Ramës: Zaev tregoi pjekuri, reflekto urgjent, duhen forcuar...

Meta mesazh të koduar Ramës: Zaev tregoi pjekuri, reflekto urgjent, duhen forcuar raportet me Francën e Holandën

spot_img
spot_img

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje politikës shqiptare, kryesisht kryeministrit Edi Rama, që të reflektojnë menjëherë dhe të lexojnë me vëmendje të gjitha detyrimet që iu duhen përmbushur për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Metai dërgoi një mesazh të koduar kryeministrit Rama, teksa tha se liderët maqedonas reflektuan dhe treguan pjekuri, me vendimin e kryeministrit Zoran Zaev për të çuar vendin në zgjedhje. Sipas tij, një reflektim duhet urgjent dhe te ne, ndërsa theksoi se duhen forcojnë raportet me vendet kritike, siç janë Franca, Danimarka e Holanda, që bllokuan dhe integrimin e Shqipërisë në KE.

“Kemi reflektim në Maqedoni, përmes zgjedhjes, që tregon dhe pjekurinë e tyre. Edhe te ne duhet të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjithë detyrimet që duhet t’i kishim përmbushur dhe që duhet t’i përmbushim. Duhet të forcojmë raportet dhe bashkëpunimin me vendet kritike, Francë, Holandë, Danimarkë, Spanjë, etj. Duhet t’i bindim për seriozitetin tonë.

Nuk mjafton të themi Franca ka këto probleme të brendshme dhe po na përdor ne, nëse ne jemi një burim i shqetësimeve të brendshme të tyre, sa i takon krimit, azilkërkuesve. Ne duhet të reagojmë me shumë përgjegjshmëri dhe në mënyrë të besueshme, në mënyrë që këto shqetësime të shuhen në javët e muajt në vijim. Dhe të bëjmë të qartë që ndërsa jemi të gatshëm të përmbushim çdo detyrim, çdo ide tjetër dhe informale qoftë, çdo alternativë tjetër, është e papranueshme dhe është e padobishme”, tha Meta.

Ndëra pyetjes nëse Maqedonia e Veriut u penalizua në rrugën evropiane nga Shqipëria, Kreu i Shtetit iu përgjigj: “Ju i mbani mend muajt e ndezura politike, kur kam bërë të gjitha përpjekjet që të ishim më reflektues ndaj disa standardeve.

Kam theksuar vazhdimisht se është shumë e rëndësishme që të përfitojmë nga situata më e avantazhuar në të cilën ndodhet m e Veriut, në mënyrë që të dy vendet tona të përfitojnë çeljen e negociatave dhe të japim disa zgjidhje të brendshme, që ishin të domosdoshme, për të lehtësuar vendimmarrjen, dhe jo të ndodhë e kundërta, që të vështirësohet vendimi dhe për Maqedoninë. Unë i shpreh mirënjohjen Bundestagut, i cili pavarësisht nga mosdëgjimi nga ana jonë i këshillave të vazhdueshme të tyre për të lehtësuar vendimmarrjen e tyre dhe të udhëheqësve të BE, përsëri arritën të bëjnë një invencion me qëndrimin zyrtar që mbajtën në Bundestag për të hapu rrugën për të dy vendet për çeljen e negociatave, natyrisht duke bërë dhe një dallim të progresit të Maqedonisë dhe progresit që do duhet të bëjë Shqipëria.

Kam theksuar pas kësaj, se dhe vendet e tjera që kanë skepticizëm për ne, dhe që nuk kanë qenë të panjohura për ne, qoftë pretendimet e Holandës, apo të Francës për azilkërkuesit, t’i bashkohen qasjes së Bundestagut, dhe le të jenë të qarta dhe detyrimet që ne duhet të përmbushim. Tani jemi në këto kushte, që askush s’do dëshironte një situatë të tillë, por mesazhi ynë është dhe do jetë shumë i qartë: ne kemi vetëm një alternativë dhe punojmë vetëm për këtë, që është anëtarësimi i vendeve tona në BE. Kjo është e vetmja e ardhme e sigurt jo vetëm për rajonin tonë, por edhe për vetë BE dhe gjithë kontinentin. Në këtë drejtim është e rëndësishme që të gjithë të reflektojnë”.

Më tej, Presidenti Meta tha se progresi në këtë rajon është bërë në frymëzimin e përbashkët të integrimit europian të të gjithë vendeve tona. Ai theksoi se është e drejtë e çdo udhëheqësi të BE për të kërkuar nga vendet që kërkojnë të anëtarësohen t’u qëndrojnë detyrimeve.

“Jemi një rajon i rrethuar nga BE dhe NATO, e vetmja perspektivë është vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE dhe anëtarësimi i vendeve tona. Për mua është e drejta e çdo udhëheqësi të BE për të kërkuar nga çdo vend që kërkon të anëtarësohet që përveç të drejtave që merr nga etapat e procesit t’i qëndrojë fort edhe detyrimeve.

Në familjen e BE ka disa rregulla, disa kritere, kriteret e Kopenhagenit që duhen përmbushur.

Detyra jonë të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha vendet e në veçanti ato që janë më kritike për të siguruar besueshmërinë tonë. Besoj që edhe Franca dhe vende të tjera do t’i qëndrojnë angazhimeve strategjike për sa i takon Ballkanit Perëndimor gjatë këtyre dekadave”, deklaroi Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular