“Qëndrimet e mia në tërësi kanë qenë mjaft të qarta dhe përpjekjet e mia tepër të vendosura dhe sistematike, në veçanti gjatë muajve maj, qershor, korrik, madje edhe në gusht, për të evituar një vendimmarrje të tillë.
Kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga të dyja palët, në mënyrë të veçantë nga qeveria, për të reflektuar, me qëllim në radhë të parë organizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse më 13 tetor, por edhe për çështje të tjera që do të përmirësonin shanset e Shqipërisë për të marrë një dritë jeshile më 18 tetor. Kam qenë kaq i qartë për këtë çështje, aq sa në rast se nuk do të ndodhte kjo që ndodhi, premtova dhe një dekoratë, apo jo!
Normalisht nuk ke pse i premton dekoratë askujt, nga drejtuesit e një vendi, të cilët e kanë për detyrë që të punojnë për një objektiv kombëtar sikurse është dhe integrimi europian i vendit, sepse kjo është pjesë e detyrë së përditshme.
Në vlerësimin tim një vendimmarrje pozitive për shkak të rrethanave të brendshme të shtuara negative, përkeqësuese, në raport të paktën me një vit më parë, ishte evidente që një vendimmarrje pozitive do të ishte jashtë gjithë historikut si ka funksionuar vendimmarrja në Bashkimin Europian.
Vendimi për mua ishte në përgjithësi i pritshëm, pavarësisht se do dëshiroja që vendet të cilat kushtëzuan këtë vendimmarrje në fund fare të kishin ndjekur shembullin e Gjermanisë, të Bundestagut, që për herë të parë në historinë e tij bëri një invencion, një shpikje në një qëndrim i cili është mjaft i komplikuar, por në tërësi është një qasje konstruktive për të dhënë një dritë jeshile. Por duke bërë të qartë të gjitha kushtet që nuk janë plotësuar deri tani e që do të duhen të plotësohen derisa realisht të fillojnë negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.” sqaron Meta për News 24.