Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot ne zyren e tij, Albin Kurtin, kryeministrin e ardhshem te Kosoves, si dhe deputetin Liburn Aliu dhe keshilltarin e kreut te LVV, Arber Zaimi.
Ne nje postim te bere ne Facebook, Berisha shprehet se ne kete takim kane biseduar lidhur me zhvillimet ne rajon dhe bashkepunimin midis Shqiperise dhe Kosoves ne interesin me te mire te dy vendeve dhe te kombit tone si dhe bashkepunimit rajonal
“Takim me kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe kryetarin e Levizja Vetevendosja, zotin Albin Kurti!
Te dashur miq, sot prita ne nje takim kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe Kryetarin e Levizjes se Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjte Liburn Aliu, deputet i kesaj partie dhe Arber Zaimi keshilltar i kryetarit te LVV.
Ne kete takim i shpreha dhe njehere zotit Kurti urimet e perzemerta per fitoren e tij dhe Levizjes Vetevendosja ne zgjedhjet e fundit paralamentare ne Kosove duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetaret e Kosoves me voten e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin per udheheqjen e vendit ne rrugen e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike.
Ne kete takim diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne rajon dhe bashkepunimin midis Shqiperise dhe Kosoves ne interesin me te mire te dy vendeve dhe te kombit tone si dhe bashkepunimit rajonal.
Takimi ishte i hapur dhe miqesor! sb”, ka shkruar Berisha.