Publiku i koncertit të mbajtur mbrëmjen e së shtunës në teatrin “Dal Verme” në Milano, u bë dëshmitar i një situate aspak të zakontë. Dirigjenti Muhai Tang po drejtonte filarmonikën e La Scala, kur i ranë pantallonat në skenë.
Ndonëse u detyrua të ndalonte për disa sekonda dhe të shtrëngonte rripin, 36-vjeçari nuk e pengoi vazhdimin e koncertit “China Nights”, të mbajtur për 70-vjetorin e Republikës Popullore të Kinës.
Muhai Tang, i njohur për kontributin e tij në muzikën klasike, është pikasur nga hera për incidente të tilla në skenë. Më 15 dhjetor të vitit 2016, rrëshqiti dhe u rrëzua pranë një sopranoje, duke e tërhequr pas vetes edhe këtë të fundit.