BallinaKryesoreLëvizjet në grupin parlamentar, Korab Lita: Nuk pranojmë anëtarë të rinj, ja...

Lëvizjet në grupin parlamentar, Korab Lita: Nuk pranojmë anëtarë të rinj, ja vendimi që morëm

spot_img
spot_img

Me sa duket konflikti brenda grupit parlamentar demokrat të kryesuar deri tani nga deputetja Rudina Hajdari do të vazhdojë ende. Deputeti Korab Lita, i cili pretendon se është zgjedhur kryetar pas dorëheqjes së Hajdarit tha në seancën e sotme se në mbledhjen e grupit më 24 tetor është vendosur të mos pranohet kërkesa e pesë deputetëve të opozitës parlamentare që donin t’i bashkoheshin grupit demokrat.

“Grupi parlamentar më 24 tetor vendosi të mos pranojë kërkesën e deputetëve për anëtarësim. Grupi do vazhdojë të ketë 9 anëtarë. Me 5 vota pro dhe 3 kundër është vendosur që të mos pranohet asnjë anëtar i ri për momentin në grupin parlamentar demokrat”, deklaroi Lita.


Lita pretendon se është zgjedhur kryetar i grupit me shumicë deputetës, por Hajdari e ka hedhur poshtë këtë gjë. Nga ana tjetër afrimi i deputetëve të tjerë në grupin demokrat shihet si një lëvizje pro Hajdarit për të mbajtur shumicën dhe postin.

Më 24 tetor, Lita deklaroi se disa deputetë kanë kërkuar të t’i bashkohen grupit parlamentar por se do shqyrtohen.

“Si kryetar i këtij grupi jam në pritje të njoftimit përmes shkresave. I shpreh mirënjohje kolegëve deputetë që duhan të na bashkohen. Sapo të kemi në dorë kërkesat e tyre do t’i shqyrtojmë të gjitha. Që nga krijimi, ka pasur si raste pranimi, si dhe deputeti Andi Përmeti që me shumicë votash e kemi rrëzuar kërkesën e tij për t’ju bashkua grupit tonë. Asnjë deputet nuk mund t’i bashkohet grupit tonë parlamentar se do Gramoz Ruci që të mbajë kryetare Rudina Hajdarin. I bëj thirrje Ruçit që mos të fusë hundët në çështjet e grupit tonë parlament. Se vendos ai se kush ikën dhe kush vjen tek grupi jonë. Ne jemi në kuvend për të mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi, reformën zgjedhore. Grupi parlamentar i shprehim mbështetjen Rudina Hajdarit si kryetare e komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore. Duhet t’i tërheqë vëmendje se ajo është aty si përfaqësuese e opozitës parlamentare dhe jo si përfaqësuese Ad-Hoc e Gramoz Ruçit”, tha Lita.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular