BallinaEkonomiQeveria qendrore u ka marrë 116 milionë euro bashkive

Qeveria qendrore u ka marrë 116 milionë euro bashkive

spot_img
spot_img

Fondet që qeveria u jep bashkive në formën e transfertës së pakushtëzuar, nëse nuk përdoren brenda vitit kalojnë për vitin e ardhshëm, sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore. Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se qeveria qendrore, në rastet kur bashkitë nuk i kanë përdorur brenda vitit, i ka shpenzuar vetë këto para dhe nuk ua kaluar bashkive për vitin e ardhshëm, duke krijuar në këtë mënyrë një borxh prej rreth 116 milionë eurosh.

Niveli i fondeve të trashëguara nga të ardhurat e papërdorura të njësive të pushtetit vendor është më shumë se dyfishi i detyrimeve që këto njësi kanë të tretëve.

Sipas të dhënave nga Ministriae Financave Ministria e Financave detyrimet e pushtetit vendor ndaj të tretëve arrijnë 6.7 miliardë lekë deri në fund të vitit 2018. Po kjo vlerë është shumë e vogël në raport me detyrimet që pushteti qëndror i ka bashkive thuhet në një raport të posacëm për këtë çështje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Niveli i fondeve të trashëguara nga të ardhurat e papërdorura të njësive të vetëqeverisjes vendore në fund të vitit 2018, kapin vlerën 14.3 miliardë lekë. Pra konstatohet se buxheti i shtetit i ka borxh pushtetit vendor, fonde të trashëguara, sa gati dy herë detyrimet e prapambetura të raportuara nga këto njësi, raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Mosrespektimi i përcaktimeve të bëra në ligjin integral të buxhetit dhe ligjin për njësitë e vetëqeverisjes vendore, ka  mundësuar alokimin e buxhetit të vitit 2018 drejt zërave të tjerë buxhetorë dhe në kompetencë përdorimi të autoriteteve të tjera vendimmarrëse të ndryshme nga njësit e vetëqeverisjes vendore. Këto shpërndarje në thelb, jo vetëm kanë krijuar detyrime të prapambetura, në vlerën 6,770 milion lekë (sipas të dhënave të Drejtorisë së Financave Vendore) por ajo që është më e rëndësishmja kanë cenuar parimet e  autonomisë së pushtetit vendor.

Sipas KLSh-së ky kufizim në ligjin e buxhetit të vitit, ka krijuar kushtet për frenimin e shpenzimeve dhe akumulimin e detyrimeve të prapambetura.

Ligji për vetëqeverisjen vendore përcakton detyrimin për shpërndarjen e buxhetit për qeverisjen vendore në nivelin e 1 % të PBB. Nga ana tjetër në Ligjin Organik të Buxhetit dhe në ligjin për vetëqeverisjen vendore përcaktohet e drejta e njësive të vetëqeverisjes vendore për mbartjen e fondeve të transfertës së pakushtëzuar së papërdorur në fund të vitit si dhe të fondeve të siguruara nga të ardhurat e veta të papërdorura në fund të vitit.

Në këtë mënyrë, në çeljen e planit fillestar me ligjin e buxhetit të vitit rezulton se plani i detajuar për buxhetin vendor është në nivelin e 1% të PBB për pjesën e transfertës së pakushtëzuar. Pjesa e transfertës së pakushtëzuar e papërdorur dhe pjesa e të ardhurave të veta të papërdorura në fund të vitit nuk janë të detajuara me ligjin fillestar të buxhetit, megjithëse përcaktimet e bëra në kornizën ligjore përcaktojnë detyrimin për shpërndarjen e këtij buxheti drejt këtyre njësive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular