BallinaEkonomiTatimet zbardhin metodat për hetimin e pagave reale te privatët

Tatimet zbardhin metodat për hetimin e pagave reale te privatët

spot_img
spot_img

Administrata Tatimore është përqendruar kohët e fundit në një aksion që synon evidentimin e pagave reale në sektorin privat. Janë targetuar kryesisht profesionet e lira të cilave tatimet u kanë çuar njoftime ku kërkojnë që të rrisin vetdeklarimin e pagave. Në një prononcim për Monitor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pohoi se, identifikimi i tatimpaguesve është bërë pikërisht mbi bazën e informacionit që përpunohet dhe analizohet nga DPT, i bazuar, por jo vetëm, në të dhënat e vetdeklaruara nga tatimpaguesit. Tatimet pohuan se për të zbuluar pagat reale po përdoren metodikat e ndjekura që i referohen si pagës mesatare për llojin e profesionit të gjeneruar nga të dhënat e vetdeklaruara në sistemin tatimor po ashtu dhe të dhënave të tjera të disponueshme.

Më poshtë jepen përgjigjet e tatimeve:

Mbi cfarë bazë ligjore dhe informacioni po i  dërgoni mesazhet tek bizneset dhe individët për kontrollin e pagave?

-Komunikimi me tatimpaguesit është element thelbësor në kryerjen e funksioneve nga AT që vjen në zbatim te ligjit nr.9920 date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Identifikimi i tatimpaguesve është bërë pikërisht mbi bazën e informacionit që përpunohet dhe analizohet nga DPT, i bazuar, por jo vëtëm, në të dhënat e vetdeklaruara nga tatimpaguesit.

-Si do të arrini të verifikoni nëse individi nuk e merr realisht pagën që deklaron dhe çfarë veprimesh do të ndiqni pas këtij konstatimi.

-Synimi i administrates tatimore është të nxisë ndërgjegjësimin dhe vet deklarimin korrekt. Për të verifikuar pagën reale, instrumentet në dispozicion janë të shumta. Duke përdorur këto instrumente, përfshire hetimin e thelluar tatimor, do të arrihet të vërtetohet deklarimi i rremë. Më tej ligji përcakton qartë procedurat që ndiqen: kryerjen e vlerësimeve të reja tatimore, gjobat përkatëse dhe më tej deri në kallëzimet penale kur kemi te bëjmë me evazion tatimor.

-Si e masni pagën mesatare të tregut për kategori të ndryshme?

-Metodikat e ndjekura në këtë drejtim i referohen si pagës mesatare për llojin e profesionit të gjeneruar nga të dhënat e vet deklaruara në sistemin tatimor po ashtu dhe të dhënave të tjera të disponueshme.

-A keni ndonjë vlerësim se sa është numri i individëve që nuk deklarojnë pagat reale dhe për cilat kategori është kjo me e dukshme?

-Detyrimin për deklarimin real të pagave dmth llogaritjen mbajtjen dhe derdhjen për buxhetin e shtetit ë mbartin punëdhënësit.

Pas përqendrimit, fillimisht në eliminimin e punonjësve të padeklaruar, tashmë fokusi kryesor për administratën tatimore ndër të tjera është edhe mosdeklarimi real i pagave, fenomen i vlerësuar me nivel të lartë mospërmbushjeje.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular