BallinaEkonomiPaketa fiskale, Nikolin Jaka: Qeveria nuk u konsultua me biznesin, nuk zgjidhen...

Paketa fiskale, Nikolin Jaka: Qeveria nuk u konsultua me biznesin, nuk zgjidhen problemet

spot_img
spot_img

Biznesi ka dalë kundër ndryshimeve që qeveria pritet në bëjë në ligjin për tatimet dhe TVSH-në duke nënvizuar se nuk ka pasur konsultime mes palëve. Në një deklaratë për mediat kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka u shpreh se komuniteti i biznesit kishte marrë garanci se nuk do të kishte ndryshime të shpeshta fiskale dhe se paketat do të ishin 3 vjeçare por hapat e fundit të hedhura nga autoritetet kanë rrëzuar këtë premtim. Sipas tij nëse do të propozohej një paketë sot biznesi ka probleme më të mëdha që e shqetësojnë dhe për të cilat duhet të jepet zgjidhje duke sjellë në vëmendje heqjen e TVSH-së për fermerët si dhe “taksën” 3 për qind tek ndërtuesit që për çdo leje duhet t’ja kalojnë Bashkisë si fond për banesat sociale.

“Në një takim që ne patëm me MF patëm një komunikim që këtë vit nuk do kemi ndërhyrje në paketë fiskale sepse pritet që të kemi një platformë të thellë në fiskalizim dhe legjislacion në mënyrë që të kemi një paketë fiskale 3 vjeçare. Ndërkohë që para 20 ditësh na qarkullon në rrjetin e emailit një ndryshim në ligjin “Për administrimin e Tatimeve dhe TVSH” që në një farë mënyre është një paketë fiskale e pakonsultuar dhe e parakordua me sipërmarrjen private. Nëse do bëheshin këto ndërhyrje do ishte e udhës të përfshihen emergjencat që ka sipërmarrja private sot dhe këto emergjenca janë të rëndësishme të përfshihen në paketën fiskale për shembull gabimi që u bë në dhjetor të 2018  për heqjen e TVSH së fermerëve që pothuajse ka kaluar në kolaps të gjithë sistemin e bujqësisë dhe agro-përpunimit.

Nga ana tjetër kemi industrinë e ndërtimit që vuan me një taksë alogjike dhe antikushtetuese që është 3 % për banesat sociale  që është një taksë që nuk imagjinohet të jetë dhe aq më tepër që kemi një ligj që është miratuar për sigurimin e banesave dhe të gjithë ndërtuesit janë të detyruar të sigurojë pallatet për shitjet.

Sigurimi është individual edhe për atë që ka pronën nuk mund të jetë sigurimi të detyrojë ndërtuesit për shitjet në të ardhmen. Sidomos industria e ndërtimit gjendet në një situatë kolapsi sepse s’po gjen dot as rrugët e bashkëpunimit dhe koordinimit për të bërë ligje kushtetuese dhe ligje brenda  logjikës normale të funksionimit të biznesit. Për aq kohë sa ne nuk jemi të konsultuar dhe koordinuar me këto ndryshime nuk japim asnjë lloj opinoni.  Ne kemi propozuar që gjobat të jenë minimale dhe mos të behën të rënda dhe subjektive për biznesin por sa më vogla të jetë gjoba aq më shumë ndërgjegjësohen njerëzit dhe sa më shumë të ekzekutueshme të jenë ato aq më shumë ndërgjegjësohen njerëzit për të mos bërë gabime ligjore” tha Jaka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular