BallinaBotaPas tragjedisë me 39 të vdekur, zbulohet një tjetër kamion frigoriferik me...

Pas tragjedisë me 39 të vdekur, zbulohet një tjetër kamion frigoriferik me refugjatë ilegalë

spot_img
spot_img

Të martën mbrëma, 12 refugjatë janë gjetur të gjallë brenda frigoriferëve në një kamion në Belgjikë. Shoferi i kontenjerëve po transportonte fruta dhe perime dhe ishte po ai që telefonoi Policinë, pasi dyshonte se kishte njerëz në kamionin e tij. “Mbrëmë kemi marrë një telefonatë nga një shofer kamioni, i cili tha se dyshonte se kishte njerëz brenda frigoriferëve në kamionin e tij. Kur ndërhymë pamë që vërtet kishte njerëz. Aty gjetëm 12 refugjatë sirian dhe sudanezë“, tha Sarah Frederick nga Policia federale.

Të 12 refugjatët janë gjetur të gjithë të shëndetshëm dhe janë çuar në Departamentin e Emigracionit. Autostrada Evropiane E34 është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të rrugëve të Kombeve të Bashkuara që lidh Gjermanin me Zeebruge, portin kryesor ku kaloi kamioni që transportonte 33 persona të vdekur në Essex Angli. Kamionët me frigorifer shpesh përdoren për të kontrabanduar njerëzit sepse sistemi i skanuesit është më i lehtë për t’u anashkaluar.

Para një jave në portin e Essexit në Angli u gjetën të vdekur në një kamion frigoroferik 39 refugjatë vietnamezë. Në lidhje me këtë ngjarje tragjik është arrestuar shoferi 25-vjeçar i kamionit dhe pronarët e kamionit./ Brusselestimes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular