Disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike në dy ditët e ardhshme.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se nesër dhe pasnesër, në datat 31 tetor dhe 1 nëntor, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.
OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave.
Njoftimi i OSHEE të Tiranës:
Njoftim për abonentët Tiranë
Stakime, 31 Tetor-1 Nëntor
Në vijim të punimeve të planifikuara për rikonstruksionin e kabinave, në datat 31 tetor-1 Nëntor do të kryhen stakime në këto zona në Tiranë
09:00 – 15:00
Pjesërisht rrugët: “Konferenca e Pezës”, “Haki Stërmilli”, “Tanush Frashëri”, “Shaban Bardhoshi”, zona e Kombinatit
1 Nëntor
09.00-15.00
Pjesërisht rrugët: “Belul Hatibi”, “Imer Ndregjoni”, “Todi Shkurti”, “Mahmut Xhelili”, “Androkli Kostallari”