BallinaAktualitetDeklaroi se u kërcënua në zyrën e saj, merret në mbrojtje Rudina...

Deklaroi se u kërcënua në zyrën e saj, merret në mbrojtje Rudina Hajdari

spot_img
spot_img

Tre ditë pasi deklaroi se ishte kërcënuar, deputetja Rudina Hajdari merret në mbrojtje.  Burimet bënë me dije se deputetes Rudina Hajdari i është vendosur një truprojë nga Garda e Republikës.

Në Kryesinë e Kuvendit deputetja Hajdari lëviz e shoqëruar nga truproja. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi se ajo është parë sot në Kuvend e shoqëruar ngado nga një truprojë. Hajdari deklaroi në seancën e së hënës se është kërcënuar në zyrën e saj në kryesinë e Kuvendit. Hajdari kërkoi nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së saj për të marr masa sa i takon sigurisë së ambjenteve si në Kuvend ashtu edhe në kryesi.

“Para pak ditësh ju kam dërguar një shkresë në lidhje me një kërkesë që ju kërkon të siguroni ambjentet e Kuvendit dhe të Kryesisë së Kuvendit. Nuk mund të ndodhë sot që në 2019 deputetët të kërcënohen. Është e papranueshme që një femër të kërcënohet. Më kanë ardhur në zyrë e më kanë kërcënuar. Nuk mundet të ndodhë më, ka ikur ajo kohë. Merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë në parlament. Asnjë deputet mos të hyjë pa u kontrolluar, asnjë deputet të mos përforcime me njerëz të tjerë dhe të shantazhojë”, deklaroi Hajdari.

Në të njëjtën seancë, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se e ka marrë shkresën e Hajdarit dhe i ka kërkuar punonjësve të shërbimit të bëjnë detyrën sipas ligjeve. Nga ana tjetër ai deklaroi se i ka përcjellë çështjen edhe Ministrisë së Brendshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular