BallinaOP EDTakimi me të rinjtë, endërrën e tyre e çon përpara vetëm Lulzim...

Takimi me të rinjtë, endërrën e tyre e çon përpara vetëm Lulzim Basha

Nga Ervin Doda

Njeqind vjet me pare Ahmet Zogu ky burre shteti hodhi themelet e nje shteti europian te ngjizur mbi lirine si dhe te gjithe shtetasit jane te barabarte. Tani jemi perfshire ne nje lufte te madhe per pushtet , sidomos nga kjo klike banditesh ne pushtet, ku vetem per kombin nuk i bie me ndermend.
Ai burre e shenjteroi veten e tij me vepren qe beri, mbase ai do harrohet nje dite por ajo qe ajo beri per kete vend nuk do çrrenjoset nga memorja e asnje shqipetari.
Na takon ne te gjalleve nacionalist ta cojme perpara ate qe u pre ne mes nga nje lufte boterore. Te ndertojme nje demokraci pertej asaj te tej mbushura me fraza te pa fundme ndaj paqes dhe ligjmerise nderkohe qe jane nxiteset me te keqija te luftes dhe te paligjshmerise.Ne nuk do mund ta nderojme sa duhet ate figure nese nuk perpiqemi te ndertojme Shqiperine qe ai kishte ne vizion.Edhe pse secili nga ne ka detyra te ndryshme, nese do te jemi te perkushtruar ne do rizgjojme kombin, por nje rizgjim totalisht nga kjo Rilindje qe duket sikur vjen nga analet e djallit te mallkuar ,per te shkaterruar kete komb me te vjeter se vet historia.
Votimet e shkuara te cilat nuk mund te quheshin zgjedhje e futen vendin ne nje qorr sokak nga i cili mund te dilet vetem me nje arsyetim ndermjet liderve, por ne situaten qe ndodhemi eshte shume e veshtire te negociohet me nje te marre. Ka mbi 30 vjet qe shqiptaret jane te percare ne te majte dhe te djathte eshte koha qe ne te flakim tej kete percarje dhe te shkojme drejt ribashkimit. Te rinjte e meritojne kete dhe i vetmi person qe mund te coje perpara kete vend dhe enderren e çdo shqipetari dhe atij burre shtetasi ne krye te fjalimit eshte Lulzim Basha.
Axhenda eshte e hapur dhe ajo qe ne aspirojme nuk eshte gje tjeter vetem se mbeshtetja ne figura te pastra, larg krimit korrupsionit dhe veseve qe çojne nje njeri ne degradim. Basha ka deklaruar se ka vullnetin te kontriboj per te vene ne shina politiken ne Shqiperi.
Sot eshte koha per te thene te verteten me sinqeritet dhe guxim, nuk duhet te mohojme gjendjen e vendit sot , ky komb do ringjallet nepermjet guximit qe e karakterizon dhe te mbeshtet ne bijte dhe bijat e veta me te mira ato te cilet e shikojne Shqiperine si shtepine e tyre jo si placke per te ndertuar shtepine e tyre. Vendi eshte ne buze te humneres dhe kjo ka ardhur si shperdorim i burimeve dhe resurseve nga kjo bande ne pushtet qe ka qellim ckombtarizimin e vendit te terhequr nga epshi i perfitimit kane nxitur popullin te ndjekin liderin e tyrre te rreme qe konsiston me shume me nje femij te llastuar sesa me nje te marre, ose te dyja bashke.
Keto dite te erreta do te zhduken nese ne kuptojme qe nuk jemi ketu per te na sherbyer por per te sherbyer. Ky komb kerkon aksion dhe aksion te menjehershem dhe mbeshtetjte te pakursyer ndaj nje lidershipi europian siç eshte z.Basha, ndaj Zoti i bekofte demokratet ne kete beteje per te ngritur ne kembe çdo shqipetar per te ber te mundur ndaljen e hemoragjise, rritjen e ekonomise dhe berjes se Shqiperise nje vend i denje per t iu bashkuar familjes Evropiane te ciles i perkasim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular