BallinaAktualitetTenderi 18 milion euro për Unazën e Re/ Agron Shehaj: E zbulova...

Tenderi 18 milion euro për Unazën e Re/ Agron Shehaj: E zbulova për 2 minuta dhe 3 $

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, tregoi në emisionin Opinion se i ishin dashur vetëm 2 minuta dhe 3 dollarë për të zbuluar mashtrimin me firmën “DH Albania” tek Unaza e Re, e cila fitoi tenderin prej 18 milionë eurosh.

Sipas zotit Shehaj, maxhoranca u kap duke vjedhur tek Unaza e Re.

Pjesë nga debati

Agron Shehaj: Tek unaza e madhe cili ishte institucioni që ndoqi procedurat?

Arben Ahmetaj: Ja po ta jap unë institucionin. Ça rezultoi me Unazën e Madhe? U anulua? Si ka mundësi që oligarku në thonjëza u rrëzua? D.m.th. shteti, qeveria, ministri i atëhershëm Damian Gjiknuri, e anuloi në minutën 1 që u mor vesh e vërteta. Ministri dhe ministria nuk kanë dot instrumente që të verifikojnë një falsifikim në SHBA. Kur ai falsifikim del, reagimi ishte i menjëhershëm. Po të ishte oligarku ai që kishte vendosur ministrin, ajo nuk rrëzohej.

Agron Shehaj: U kapët duke vjedhur. I dhatë një tender një 26-vjeçari…

Arben Ahmetaj: Lërë popullzimin, populizmi është kolerë moderne.

Agron Shehaj: As letrat nuk i kishte bërë…kush i gjeti faktet, ti apo Gjiknuri? Se mua 2 minuta dhe 3 dollarë mu deshën për të gjetur se gjithçka ishte një mashtrim..

Arben Ahmetaj: U rrëzua si procedurë? A, po të mos ishte rrëzuar, do vije do thoshe këtu se po e kanë kapur oligarkët

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular