BallinaKronikeVendosën 500 mijë lekë gjobë, prangosen dy gra në ...

Vendosën 500 mijë lekë gjobë, prangosen dy gra në …

Dy gra janë vënë në pranga pasi i kanë vendosur një gjobë një gruaje tjetër.

Arrestimet janë bënë në Shkodër, gjatë operacionit të koduar ‘Truma’.

Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë prangosur:

E. F. 28 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër dhe M. B. 46 vjeçe, banuese në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen ‘Vasil Shanto’, në vendin e quajtur ‘Truma’, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 50 000 lekë dhe dy aparate celulare.

Pas arrestimit dosja i është dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’ e kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular