Telenovela e situatës së PS-së dhe emërimet e drejtorëve të rinj në Shkodër, sot ka pasur serinë e saj të re.
Edhe gjatë mbledhjes së sotme në selinë e PS-së, ku ka marrë pjesë edhe Rama, është debatuar për emërimet e reja që ende nuk janë bërë.
Debate ka pasur mes Paulin Sterkajt dhe Edi Ramës.
Sterkaj: E keni bëri si tender këtë çështje. Secili çon emrat e vet.
Rama: Nuk e kemi bërë tender.
Musai më ka thënë që i keni çuar nga 7 lista. Kam menduar që ju do ta zgjidhni këtë gjë.
Tani do merrem vetë. Meqë ju nuk i dhatë drejtim. Të hënën mbledhje e posaçme vetëm me Shkodrën për këtë gjë.