BallinaKronikeEMRAT/Ja kush janë personat e plagosur në makinë me prokurorin Ndoja. Si...

EMRAT/Ja kush janë personat e plagosur në makinë me prokurorin Ndoja. Si ndodhi ngjarja…

Janë zbardhur edhe dy emra të tjerë nga atentati i ndodhur gjatë pasdites në mbikalimin e Shkozetit, ku mbeti i plagosur rëndë prokurori Arjan Ndoja.

Ata janë Andi Maloku, 30 vjeç i cili ishte edhe në drejtimin e makinës si edhe është shoferi personal i prokuorit Arjan Ndoja.

Personi tjetër në makinës është Aleksandër Laho,48 vjeç. Aktualisht një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranës, ndërsa të plagosurit e tjerë po trajtohen në Spitalin e Durrësit.

Njoftimi i Policise

“Ne aksin rrugor Durrës-Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular