Gazetari i njohur Basir Çollaku, duke iu referuar atentatit të sotëm në mbikalimin e Shkozetit, ku mbeti i plagosur rëndë prokurori Arjan Ndoja dhe dy persona të tjerë ndodheshin me të në makinë, shkruan në një shënim në profilin e tij në fcb, se kryeministri Rama i bëri Vettingun prokurorit me kallashnikov.
Çollaku u referohet këtu përplasjes që Rama dhe zëvendësi i tij Braçe patën me prokurorin vetëm dy javë më parë për shkak se Ndoja çoi një dosje në gjykatë për drejtuesin e Kadastrës Liridon Pula, ku kërkonte dënimin e këtij të fundit.
‘Vetting me kallashnikov nga Edi Rama ndaj Prokurorit Ndoja..pasi ka perfunduar ne burg ekipi drejtues i PS Durres… Baterdi..’ shkruan Çollaku në shënimin e tij.