Nga Arjan Lika
Sot si qytetar i Matit edhe si kryetar i PD Mat, pata një takim me banorët e Zall Gjoçaj që po protestojnë në mbrotje të një pasurie publike dhe jetike për jetën e tyre. Shpreha solidaritetin dhe mbeshtetjen time dhe të PD për këtë protestë të drejtë të tyre. Protesta e tyre fisnike është një frymëzim për të gjithë qytetarët matjanë. Duke i dhënë mbështetjen maksimale protestuesve i garantova se PD nesër në qeverisje të vendit do të ndëshkojë dhe do të dërgojë para përgjegjësisë ligjore cilindo që është përgjegjës i këtyre akteve gllabëruese e korruptive.