Mesazhi i fortë nga Gjermania: Nuk ka bisedime me Ramën, të dorëhiqet

1
621

Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU-së, shprehet se Kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

Reagimi i Henze ka ardhur pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë me të, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Henze, në një reagim në twitter shprehet se u qëllua një prokuror, pasi ky i fundit po heton miqtë e partisë mafia që është në pushtet.

“Manipulimi i partisë qeverisëse shqiptare Rama + Mafia. Sot Mafia qëlloi një prokuror, i cili po heton miqtë e partisë së Ramës në pushtet. Rama është mafia, sipas shtypit, nuk ka më bisedime me Ramën, ai duhet të japë dorëheqjen”, shkruan Henze.

Nga atentati që ndodhi pasditen e së premtes, në mbikalimin e Shkozetit, u plagos prokurori Arjan Ndoj, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: startnews.news/2019/11/03/mesazhi-i-forte-nga-gjermania-nuk-ka-bisedime-me-ramen-te-dorehiqet/ […]

Comments are closed.