BallinaKryesoreShkëndija e Unazës së Re që u bë flakë përveluese për korrupsonin...

Shkëndija e Unazës së Re që u bë flakë përveluese për korrupsonin Rilindjes

spot_img
spot_img

Nga Dashnor Visha

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka hyrë këtë të Diele në një vjetorin e saj, duke këmbëngulur në të drejtën legjitime të banorëve për dëmshpërblimin 100 % të vlerës së banesave të tyre, të ngritura me gjak e sakrifica të panumërta e djersën e ndershme të ballit, të cilat tentohet të prishen nga zgjerimi i rruges me një projekt klientelist oligarkik, që është dëshmi e një vjedhje të paskrupullt të autoriteteve qeverisëse të rilindjes.
Për projektin e “Unazës së Madhe”, ku parashikohen që të shemben 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe 123 janë me vërtetime pronësie.
Nxitimi i pushtetit të rilindjes, që filloi punimet akoma pa përfunduar tenderi, që iu fal një firme fantazmë, me letra e shkresa të fallsifikuara që nga Amerika, por dhuruar një anonimi pa asnjë mundësi financiare dhe besueshmërie njerëzore, dëshmoi se gjithçka kishte nisur si një mashtrim galopant, si një hajni cubash rilindistë, që vjedhjen monstruoze do ta fshihnin nëpër banka offshore përtej oqeanit…
Tenderi, që u denoncua me fakte nga opozita, dëshmoi se nuk ishte tjetër përveçse një aferë e pastër vjedhjeje, duke i dhënë një recepsionisti të padëgjuar kurrë më parë, mbi 40 milion euro nga buxheti i taksapaguesve shqiptarë.
Ky mjeran, që i shpëtoi drejtësisë së kapur alla-Rama, pse jo i përcjellë shtetërisht në ekzil, që kokat e manipulimit qeveritar të mos shfaqeshin para dyerve të drejtësisë së munguar shqiptare.
Tenderi bëhet e anullohet, ribëhet përsëri, fillon nga e para duke ndërruar kuajt e karrocës së grabitjes dhe marionetat në duart e kreut të meduzës, Rama, riciklohet motamo në orbitën korruptive të fillimit, bekuar nga ish-ministra që duhej të ishin prapa hekurave…
Qëndresës së banorëve heroikë e të pathyeshëm të Unazës së Re që ishin, janë dhe do të jenë në të drejtën e tyre dhe lirive themelore sipas Kartës së Helsinkit, të cilët i dhanë vendit modelin e qëndresës dhe pathyeshmërisë, pushteti anti-shtet i rilindjes, bekuar nga ateisti pa dinë e pa imanë, poturexhiu Rama, iu përgjigj me dhunën e verbër policore, ku gazi lotësjellës, skafandrat, shkopinjtë e gomës, intrigat, arrestimet e dyshimta, përleshjet, ndryshimi i Kodit Penal sipas urrejtjes, acarimi drastik i neneve vetëm e vetëm për të dënuar popullin e pafajshëm që kërkon thjeshtë e vetëm një gjë: të jetojë në vatrën e tij, dështuan me turp para banorëve heroikë të Unazës së Re, të cilët Partia Demikratike dhe lideri i saj, Lulëzim Basha, i ka mbështetur fuqimisht, madje dhe duke bërë premtimin solemn se me ardhjen në pushtet do t’i dëmshpërblejë
Motoja e PD, ka qenë, është dhe do të jetë: “Lumturinë e gjejmë duke u përpjekur për lumturinë e të tjerëve, të popullit mbarë”!
Por babëzia e rilindjes, sipas filozofisë së liderit të saj, stilistit eunuk, Rama, është: “kçk”, d.m.th: kap ç’të kapësh, duke e ndarë Shqipërinë në llokma e thela që ua shpërndajnë si indulgjenca sponsorëve të saj të kriminalizuar për të vjedhur zgjedhjet qëndrore e ato lokale. Në këtë ortakëri të mbrapshtë, në këtë gosti ogurëzezë, rilindja ështqë bërë njësh me llumin, krimin, të keqen, brenda dhe jashtë kufijëve të Shqipërisë, duke flirtuar me disa aparatçikë pa dinjitet të Evropës që zhvillimet e kohëve të fundit i kanë vjellë si deti leshterikët, brigjeve të politikës. Rezultati flet vetë, madje me zë të lartë, mbetja e vendit jashtë dyerve të Evropës, për të cilin Rama me rilindjen prej mëse tre vjetësh luajnë “çel e mbyll” me shqiptarët…
Sot, në një vjetorin e kësaj proteste madhështore, si një nga drejtuesit e PD në zonë, ndjehem krenar dhe përkulem me respekt e verneracion para këtyre heronjve të së drejtës e lirive themelore të njeriut, siç është e drejta për të jetuar.
Me to, ne kemi mbajtur ndezur zjarrin e shpreses, luftën kundër padrejtësive të pushtetit, babzisë së tij, iu bëmë barrikadë hajnive qeveritare. Fryma e drejtësisë dhe fryma e së vërtetës janë një e pandarë.
Sot pas nje viti pohojme me krenari te plote se si triumfon qendresa, se cili eshte produkti i gucimit, vendosmerise, kurajos, bashkimit.
Sot vertetohet se Unaza eshte vatra e ndezjes se flakes perveluese te korrupsionit rilindas, eshte deshmia e reziztences qytetare, eshte tempulli i triumfit te se drejtes mbi padrejtesine, eshte shembulli i vullnetit te hekurt dhe qendrimit stoik per te drejten themelore te njeriut, te drejten e baneses.
Në këtë një vjetor, në ndryshim nga pushteti i korruptuar i rilindjes, ne Demokratët Shqiptar me solemnitet pohojmë: “Drejtësia jonë do të jetë e fortë, ndërsa forca jonë do të jetë e drejtë”!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular