BallinaAktualitet“Vlerat dhe Mirëqenia” tema e “Ditës Botërore të Vlerave Shqipëri –...

“Vlerat dhe Mirëqenia” tema e “Ditës Botërore të Vlerave Shqipëri – World Values Day Albania”

spot_img
spot_img

Organizata “ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare” mbajti  për të dytin vit radhazi aktivitetin “Dita Botërore e Vlerave Shqipëri” më datë 17 tetor në ambientet e qendrës “M & M Ivanaj Foundation Institut”. Tema e këtij viti “Vlerat dhe mirëqenia” vë theksin së pari tek rëndësia e vlerave në një shoqëri e si rrjedhin lidhet drejtpërdrejtë me mirëqenien tonë.

Në fjalën hyrëse themeluesja dhe drejtuesja ekzekutive e organizatës “ALVA”, theksoi rëndësinë e vlerave në shoqëri, vlerat njerëzore, vlerat kombëtare, e mbi të gjitha familja si baza e marrjes së çdo vlere e cilësie të mirë. Sipas studimeve nga lideri botëror Richard Barrett i cili i ka studiuar shkencërisht vlerat, rezulton se ato janë të lidhura ngushtësisht me njeriun dhe cilësinë e jetës, ndaj është themelore t’i evidentojmë ato, t’i bëjmë pjesë të jetës në komunitet e t’ia përcjellim brezit të ri. Aktiviteti përkoi me 40-vjetorin e marrjes së çmimit Nobel për Paqen të Shën Nënë Terezës, mesazhet e të cilës janë e do të jenë gjithnjë aktuale, si një thirrje e fortë për dashurinë, mëshirën, mirësinë etj. Jo pa qëllim pjesë e programit ishte dhe fjala e mençur e shenjtores me origjinë shqiptare.
“Njerëzit janë shpesh të paarsyeshëm, irracionalë dhe egoistë.  Fali gjithsesi.
Nëse jeni të sjellshëm, njerëzit mund te ju akuzojnë se keni qëllime të tjera egoiste.  Jini të sjellshëm gjithsesi.
Nëse keni sukses, do të fitoni miq të shtirur dhe armiq të vërtetë.  Kini sukses gjithsesi.
Nëse jeni të ndershëm dhe të çiltër, njerëzit mund te ju zhgënjejnë.  Jini  të ndershëm dhe të cilët gjithsesi.
Të mirat që bëni sot mund  të harrohen shpesh. Bëni mirë gjithsesi. Jepeni më të mirën që keni e nuk do të mjaftojë kurrë.  Jepeni më të mirën gjithsesi. Shën – Nënë Tereza “

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular