BallinaKryesoreGjenocidi politik në Shqipëri dhe ribërja e Rendit Kushtetues

Gjenocidi politik në Shqipëri dhe ribërja e Rendit Kushtetues

Nga Erl Kodra

Pjesa I

Partitë politike ekzistojnë si vullnet i shtresave shoqërore të cilat ato përfaqësojnë. Përgjithësisht, identiteti i një partie politike përcaktohet edhe nga emri. Ky përkufizim është i vlefshëm për konceptet e demokracive perëndimore, por jo për Shqipërinë. Vendi ynë ka specifika të veçanta, ku jetën politike e ka pushtuar një amalgamë interesash (kriminale), përgjithësisht e shprehur nëpërmjet një grupimi politik që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë.

Që në krye të herës, e majta shqiptare është imponuar nëpërmjet dhunës dhe terrorit. Aq larg ka shkuar e majta shqiptare, duke vrarë në kuptimin e parë çdo individ me ide të tjera për shtetin, sa lirisht mund të pohohet se e majta shqiptare ka kryer gjenocid politik, të pashembullt në historinë njerëzore.

Po të shikohen vijat e kuqe ideologjike të së majtës shqiptare, vija të cilat u kthyen në ligje kushtetuese, përcaktohej qartë se shteti shqiptar është pronë e Partisë së Punës të Shqipërisë. Në rrethanat e horrorit komunist 50 vjeçar, e majta shqiptare arriti të shfarosë fizikisht idetë e tjera për shtetin, kryesisht nëpërmjet vrasjes, burgosjes së gjatë dhe trajtimit antinjerëzor të çdo shtrese shoqërore, veçnarisht të djathtën tradicionale shqiptare.

Gjenocidi politik nuk është i panjohur në historinë politike botërore. Konventa e Kombeve të Bashkuara për Gjenocidin, e themeluar në vitin 1948, përcakton genocidin si “veprime të kryera me qëllim të shkatërrimit, tërësisht ose pjesërisht, të një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i tillë” duke përfshirë vrasjen e anëtarëve të tij, duke shkaktuar dëmtime serioze trupore ose mendore për anëtarët e grupit, duke imponuar qëllimisht kushte jetese që kërkojnë të “sjellin shkatërrimin e tij fizik, tërësisht ose pjesërisht”. Në të vërtetë, ky është një përkufizim i mangët, kryesisht i diktuar nga rrethanat politike në të cilat u miratua Konventa e Gjenocidit.

Beth Van Schaack (Yale Law Journal, Vol. 106, No. 2259, 1997) thotë:

“Pas debatit të zgjatur, hartuesit e Konventës së Gjenocidit shprehimisht përjashtuan “grupet politike” nga Neni II. Nga një ekzaminim “travaux préparatoires” i Konventës, zbulohen kompromiset – të diktuara nga politika për të shpëtuar udhëheqësit politikë nga përgjegjësia”.

Në të njëjtin tekst, Beth Van Schaack thotë:

“Edhe pse epoka e Khmerëve të Kuq është konsideruar gjerësisht si një paradigmë gjenocidi (1975-78), në të cilën u ekzekutua gati një e pesta e popullsisë ose u vranë nga uria dhe puna e detyruar, nuk mund të përbëjnë gjenocid sipas përcaktimit të rreptë të veprës penale të përfshirë në Konventë… Në vitin 1994, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi Aktin e Drejtësisë “Gjenocidi Kamboxhian” dhe se, “Historia e Khmerëve të Kuq tregon se mizoritë e tyre përshtaten me përkufizimin ligjor të genocidit sipas Konventës”.

Regjimi terrorist i Enver Hoxhës kreu genocid të hapur jo vetëm kundër grupeve fetare dhe grupeve politike, por edhe kundër shoqërisë shqiptare dhe shtresave të saj, veçanarisht kundër të ashtuquajturve kulakë, nëpërmjet vrasjes, burgosjes, internimit, grabitjes së pronës dhe punës së detyruar, me qëllime të qarta për të zhdukur çdo ide politike edhe nëpërmjet vrasjes dhe zhdukjes fizike. Në këtë kuptim, asnjë përcaktim tjetër, përveç genocidit politik, nuk mund të përkufizojë historinë politike të Shqipërisë.

“E majta shqiptare” tejkaloi çdo ngjashmëri me ideologjitë e majta, duke u kthyer në një organizatë terroriste të mirëfilltë. Partia e Punës hartoi dhe zbatoi një program gjenocidi kundër partive tradicionale (përgjithësisht të djathta), kundër pronës dhe pronarëve, kundër fesë, kundër çdo ideje tjetër të majtë dhe progresiste, si dhe kundër çdo individi që mëtonte të kundërshtonte qoftë edhe me një fjalë goje regjimin terrorist. Idetë e djathta u kriminalizuan me ligje, duke çuar në vrasje makabre, burgosje, internime dhe kampe shfarosje të pasardhësve të “armiqëve të diktaturës”, një përcaktim i hapur ky, që shenjon qartësisht gjenocidin politik në Shqipëri.

Vepra tjetër e genocidit politik në Shqipëri është “njeriu i ri”, i krijuar nëpërmjet një kombinimi të frikshëm të dhunës shtetërore me propagandën, që rezultoi në një monstër gjenetike, pa asgjë të përbashkët me qeniet humane. Njerëz që kanë kryer krime të drejtpërdrejta kundër popullit të tyre, kryesisht Oficerë të Sigurimit të Shtetit, janë lloji më i zi i kriminelëve sadistë, të padenjë si qenie njerëzore.

***

Trashgimtarja e drejtëpërdrejtë e Partisë së Punës është Partia Socialiste e Shqipërisë. Megjithë përpjekjet për reformim dhe afrim me të majtën europiane, PS nuk ia doli të shkëputet nga trashgimia e saj, ajo nuk u distancua kurrë nga genocidi politik që kreu Partia e Punës, përkundrazi, ajo mbështetet në të njëjtat retorika dhe simbole, dhe të njëjtin diskurs politik kundër të djathtës. Lufta politike që zhvillon PS është asgjësuese, duke etiketuar çdo forcë tjetër si “armike që punon kundër interesave të vendit”. Me ardhjen e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, ajo është kthyer në diçka tjetër, që nuk përmbushë elementet kryesore për t’u quajtur Parti Politike. Të majtët shqiptarë vazhdojnë të përdorin të njëjtën retorikë aksiomatike, duke vlerësuar krimet e tyre si “vepra patriotike që përcaktuan fatin e Shqipërisë”, kur në fakt ato nuk janë asgjë më pak se sa genocid i pastër politik. Propagandistët e të majtës shqiptare, kryesisht intelektual të viteve 80-të dhe jo vetëm, vazhdojnë të përcaktojnë “të majtën” shqiptare si referencë e patriotizmit dhe kombëtarizimit, që u ka dhënë liçensën për të vrarë “armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm”. Në retorikën e tyre nuk ndjehet asnjë grimcë pendese.

Vijon…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular