Nga Klarisa Rexhvelaj
Ministria e Arsimit përsëri se kalon klasën, kopjon “Ligjin për Rinin” nga Serbia. Përpara se Partia Demokratike të dorzonte mandatet, unë isha pjesë e një intershipi në Parlament , program nga i cili vet PD ka për qellim të trajnoj të rinjë në fushën e kerkimit Parlamentare. Ta theksoj që sot nuk ka më çfarë produkti të nxjerresh nga ai parlament ndaj dhe nuk jam më pjesë.
Gjatë punës diçka që më ngjalli interes ishte një Projektligj për Rininë,në stadet e para në atë kohë. Nje draft i hartuar nga Ministria e Arsimit ose me sakt Ministria e Dështimit i mbajtur top sekret.
Kjo ministri ishte arsyeja që mijra student protestuan kundër “Ligjit për arsimin e lartë” , dështimin më të madhë që njeh historia e arsimit në botë . Tani del garant të bejnë një ligj për Rininë dhe përsëri ne si grupe interesi nuk jemi mbledhur të pyetemi , si mendoni, as çfarë doni, as çfarë keni nevojë, as a jeni dakort…
Akoma pa një sqarim publik mbi këtë , ky projektligj kalon sot në parlament dhe pritet të dreqos më shumë jetët tona.
Përveç se është një formulim skandaloz, që sheh vetem të fuqizojë organizatën rinore të pushtetit as që s’ka lidhje me nevojat dhe dëshirat tona. Është një afer korruptive që fuqizon organizatat rinore të pushtetit duke i paisur me fonde dhe ambjente për të ushtruar veprimtarine e tyre.
Sikur të mos mjaftoheshin me kaq marrëzia e këtyre qeveritareve nuk ka fund . Parlamenti ilegjitim miraton një projektligj COPY-PAST me ate të shtetit Serb ku duhet theksuar se në këtë shtet rezultoi të ishte model DËSHTIMI.
E çmund të presesh nga njerëzit me të tillë “nivel intelektual” që lënë për të dëshiruar.