Arrestimi i Rrajës, Basha: Tregues i luftës së pastër mes bandave në pushtet, në vazhdën e poshtërimit të PS

3
252

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për arrestimin e 34-vjeçarit Redjan Rraja, si një ndër autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Andi Malokut dhe Pëllumb Muharremit, i njohur si “Rrumi” i Shijakut.

Duke iu referuar faktit se Redjan Rraja është i afërm i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Basha tha se kjo është në vazhdën e poshtërimit të PS, sepse tregon se është një luftë e pastër mes bandave në pushtet.

“Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të PS, të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon se kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme, që do iu kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament e qeveri njerëz që meritojnë të udhëheqin dëshirat e tyre për ndryshim.

Në funksion të kësaj është edhe turi që sapo ka nisur, një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave e të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot, por edhe të zgjidhjeve, të cilat duhet të prodhojnë një qeveri dhe parlament që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, dhe jo interesat e bandave kriminale, siç tregon dhe arrestimi i sotëm”, tha Basha.

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 68613 more Information on that Topic: startnews.news/2019/11/05/arrestimi-i-rrajes-basha-tregues-i-luften-se-paster-mes-bandave-ne-pushtet-ne-vazhden-e-poshterimit-te-ps/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 9972 more Information on that Topic: startnews.news/2019/11/05/arrestimi-i-rrajes-basha-tregues-i-luften-se-paster-mes-bandave-ne-pushtet-ne-vazhden-e-poshterimit-te-ps/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: startnews.news/2019/11/05/arrestimi-i-rrajes-basha-tregues-i-luften-se-paster-mes-bandave-ne-pushtet-ne-vazhden-e-poshterimit-te-ps/ […]

Comments are closed.