BallinaAktualitet“Është bar i mirë, më vdekshin robt! Shih sa pjalm ka mo...

“Është bar i mirë, më vdekshin robt! Shih sa pjalm ka mo zemër”, nxënësit shesin lirisht hashash në shkolla. Ja si bëhet pazari dhe sa kushton

spot_img
spot_img

Emisioni “Stop” në Tv Klan i rikthehet fenomenit të shitjes së drogërave në ambientet e shkollave. Para më shumë se një viti, më 25 Shtator 2018, emisioni “Stop” denoncoi problematikën e shpërndarjes së hashashit në disa shkolla të Tiranës. Në atë kohë reagoi Policia e Shtetit, duke u shprehur se do të shtonte kontrollet në shkolla.

Por një vit më pas, asgjë nuk ka ndryshuar. Ky fenomen negativ vijon të jetë prezent në shkollat e kryeqytetit. Përmes një personi të infiltruar, emisioni “Stop” sjell me zë dhe me figurë me anë të kamerës së fshehtë se si nxënësit konsumojnë dhe shesin hashash. Më i madhi prej nxënësve është në vit të parë gjimnaz. I gjithë ky aktivitet ndodh në pjesën e pasme të shkollave. Rasti është filmuar në shkollën “Besnik Sykja”, që edhe vitin e kaluar ishte pjesë e problemit.

Agjenti i emisionit ka komunikuar me nxënësit duke u kërkuar atyre se ku të gjente hashash. Ata i thonë se mjafton të ketë para dhe mund ta gjejë fare lehtë. Dhe kështu ndodhi. Të nesërmen, njëri prej tyre i sjell një qese hashash. Kushton 500 Lekë të reja. I infiltruari i “Stop” porosit dy qese hashash, të cilët kushtojnë 1000 të reja.

Qyetari- Hë mo! Po e dridhni, hë?!

Nxënësi 1- E drodhëm një të gjatë, mos na kapi shteti, vetëm nji kshu.

Qytetari- Pse?

Nxënësi 1- Na doli ty përprara, na fiku ndjenjën.

Qytetari- Ke ndonji për mua?

Nxënësi 1- Jo, s’kena edhe kët e kena…

Qytetari- Po ku të gjej noi një unë?

Nxënësi 1- Nuk kam kshu, vetëm po të blesh, o shefo, nuk të jep njeri falas sot.

Qytetari- Po hë re, ku të blesh, për nanjë festë, për nanjë gjë…

Nxënësi 3- Po varet, kur e do ti?

Qytetari– Nesër!

Nxënësi 3- Nesër! Po pata fizkulturë unë, do të sjell unë.

Nxënësi 2- Më rob shpie, do na fikin portollambën! Po ku o ai më, o zemra? O, Dm ku o xxx më

Nxënësi 3- O, super fare, o zemra!

Qytetari- Hej, të vij, nesër unë sa lekë bën një nga kto mo?

Nxënësi 3– Një qese, 5 mijë lekë.

Qytetari- 5 mijë lekë!

Nxënësi 3- Po!

Nxënësi 4- Ta sjell ky nesër 5 mijë lekë.

Nxënësi 3- Nesër, ktu do jesh ?

Qytetari- Ça ore del nesër?

Nxënësi 4 – Bëj i çik “Chill” (Qetësim) atje te klasa ti me ktë kapelen!

Nxënësi 3- Në pushim!

Qytetari- Në pushim të gjatë?

Nxënësi 5- Jepi, hë mo, jepi shpejt!

Qytetari- 5 mijë lekë bën, do marr 2 copë, të më japësh 10…

Nxënësi 3- T’i them atyre çunave, t’i them të vijnë, se i kam çuna lagje.

Nxënësi 4- Qilazi ma jep pak, ta provoj atë!

Nxënësi 3- Provoje, ça bari është ai, e ça bari është ky!

Nxënësi 5- Ma jep pak ta provoj unë!

Qytetari- Vetëm të jetë i mirë, hë!

Nxënësi 5 – Ai i lagjes!

Nxënësi 2- Hej, më i mirë ai imi!

Nxënësi 3- Hë, se kjo o super bar, s’o është i lagjes ky, tjetër!

Nxënësi 2 – Ja i lëshoj pëllumbat ai, me rob shpie!

TAKIMI I DYTË

Qytetari- Ma solle?

Nxënësi – Pooo!

Qytetari- Hë shyqyr, si je ti?

Nxënësi – Ça je tu bo?

Qytetari- Hiç, hë mirë!

Nxënësi – 2 copë deshe, hë?

Qytetari- Hë 2, merre 10-tshen!

Nxënësi – Ja ku i ke, 2 copë!

Qytetari- Është i mirë ky?

Nxënësi – Është super!

Qytetari- Hë!

Nxënësi – Është super tritol. Po deshe, të bëjmë një tashi!

Qytetari- Po.. Na ma dridh një, po bëma me cigare!

Nxënësi – Ke rizla?

Qytetari- Jo! S’ke ti me vete?

Nxënësi – Jo jo! Ja, se ka ai shoku im.Vjen tashi.

Qytetari- Hë!

Nxënësi – Ka ai shoku im them, vjen tashi.

Qytetari- Mirë!

Qytetari- Ti, ça klase je?

Nxënësi – Unë?

Qytetari- Eee…

Nxënësi – Unë jam në vit të parë.

Nxënësi – Keni rizla, mo zemra?

Nxënësi 2- Jo, jo!

Nxënësi 3- Ça do vlla?

Qytetari- Na një rizla!

Nxënësi – Hajt pra, na jep një rizla, se ty po të prisja!

Nxënësi 3– Na!

Nxënësi 2- Ta kqyr njëherë!

Nxënësi – Është bar i mirë, më vdekshin robt!

Nxënësi 2- I ri është?

Qytetari– S’paska kokrra!

Nxënësi – Jo më, ça thu ti?!

Nxënësi – Po shih, sa pjalm ka mo zemër, e di sa dru të bën?

Qytetari- Hë!

Nxënësi – Po shih, sa pjalm!

Qytetari- Unë kam vajtur në nja dy vende të tjera, s’kam gjetur!

Nxënësi 2- Ku?

Qytetari- Kshu nëpër shkolla kam qenë një- dy herë.

Nxënësi 2- S’kam qenë unë!

Qytetari- Hë!

Nxënësi 2- Kam unë mall të ri daku, as një muj s’ka, që është këput.

Qytetari- Me sa? Edhe ti me 5 mijë lekë?

Nxënësi 2- 5 mijë lekë!

Nxënësi – 5 janë të gjithë!

Qytetari- Të gjithë me 5 mijë lekë!

Nxënësi 2- Boj 5-shen, hajde merre!

Qytetari- Të marr në telefon unë, mo burrë!

Nxënësi 2 – Edhe me 1.5 gramë brenda “full” (plot)

Nxënësi – Ça ke më Strëpi, pse më bezdis në punë mu?

Qytetari- Edhe ti ke marrë, mo?

Nxënësi- Vështroje njëherë, me rob shpie!

Qytetari- Hë!

Nxënësi 3- Është si ai i djeshmi.

Nxënësi – Edhe ky është super bar, e di ça bari është ky më?! Më vdekshin robt është super fare!

Qytetari- Hajde re, apo do ma japësh mua dhe ktë?!

Nxënësi- Jo, jo! Ia dha botrorit ai ktë.

Qytetari- Po gocat s’pinë ktu? Vetëm çunat pinë?

Nxënësi- Ça?

Qytetari- Gocat s’pinë ktu?

Nxënësi – S’pinë, s’pinë.

Nxënësi 2 – Gocat?

Qytetari- Hë!

Nxënësi- Gocat pinë fshehtas.

Nxënësi – O xxx, a do vish t’ma bësh një teke gati? Na, na, boje!

Nxënësi 4- Kush e ka kët’ barin?

Nxënësi – Una e kam kët’ barin!

Qytetari- Po kshu festa, gjëra, organizoni ju?

Nxënësi- Festa?

Qytetari- Hë!

Nxënësi – “Weed shop” (Dyqan hashashi)

Qytetari- Hë!

Nxënësi – Weed shop!

Qytetari- Hëë Weed shop e kini?…

Nxënësi – Ishim te klasa.

Qytetari- Pse e ke pi në mëngjes?

Nxënësi- Poo, mora dhe një pako timen unë, që në mëngjes, fiks fare. Ja më, me ktë e pimë o…

Qytetari– Po s’u dallojnë ato mësueset në klasë?

Nxënësi – Zysha, unë sa erdha, ma bojshin ato gocat, paske pirë cigare, që në mëngjes, hë…

Qytetari- Të dalluan?

Nxënësi- Zyshat? Po jo, se s’bohemi kshu spatë, me rob shpie…

Nxënësi- Na nona!

Qytetari- Rrofsh, do të marr në telefon për çdo gjë!

Burimi Tv Klan

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular